Dërguar në redaksi
Me Postë
Gjithmonë e më shumë, nga opozita dalin fjalë thirrje për revolta (revolucion), për të hedhur poshtë qeverinë e ardhur me shumicë absolute nga zgjedhjet e ligjshme të 23 Qershorit 2013. Në këtë kontekst, më datë 28 Janar, në “I ftuari i mbrëmjes” të televizionit të nderuar “Ora Njuz”, njeriu me pamje bozaxhiu, Keç Çollaku bëri thirrje të hapura për të përmbysur “rregjimin” e tanishëm. A thua se Shqipëria ndodhet në Afrikë apo diku tjetër, si mos më keq. Nuk e di, a nuk janë këto thirrje të dënueshme e të jashtëligjshme? Çudi! Është e qartë, tashmë opozita është një forcë ekstreme e errët e këtij kombi, ka zgjedhur metodat e “Agimit të Artë”. N.Sinajmeri