Thirrjet antishqiptare në Bularat, lirohen 12 ekstremistët grekë

Leda Hysa

Janë lënë të lirë në orët e para të mëngjesit 12 personat e shoqëruar mbrëmjen e djeshme në Policinë e Gjirokastrës.

Mësohet se ata janë liruar rreth orës 2:00  duke u proceduar penalisht në gjendje të lirë.

Mbi Babis Karathano rëndon vepra penale e kalim të paligjshëm të kufirit, ndërsa për 11 të tjerët nxitje të urrejtjes dhe organizime të paligjshme të tubimeve masive.  Të ndaluarit e tjetër ishin shtetas grekë të ardhur në Bularat me autobusë si dhe minoritarë.

Shkak u bënë deklaratat antishqiptare të një dite më parë në ceremoninë e varrosjes së Kostandinos Kacifas ne Bularat.

Qindra qytetarë grekë udhëtuan gjatë gjithë natës nga vendi fqinj drejt Shqipërisë, për të marrë pjesë në varrimin e kacifas, por 46 persona te njohur si ekstremiste nuk u lejuan të futeshin në Shqipëri.

Uniformat blu kontrolluan edhe autobuzët që kishin sjelle shtetasit grek për të gjetur banderolën e madhe që u hap gjatë ceremonisë mortore. Ekstremistët mbanin të veshura bluza ku shkruhej “Vorio Epir’. 

Ndërkohë, qindra grekë të tjerë të cilët u futën në shqipëri me autobuzë janë kontrolluar imtësisht në kufi.

12 të shoqëruarit nga policia:

Thanas Papas

Dhimitër Konstantinos

Nina Dinos

Jorgos Varelas

Anestis Panajotis

Andrea Kurti

Thoma Stefo

Athanasis Papas

Konstantinos Gizolis

Harallamb Karathano

Pirro Panajoti

Kristo Duci

Theodhor Petropulos

Jorgo Thoma

l.h/ dita

Share This Article
11 Comments
  • Burg per Shqiptaret ,..Liri per ekstremistet Grek

    Tek 23 Kuksianet qe kerkonin te drejten jetike per te udhetuar i fute ne burg ne 3 te nates

    Ekstremiste Grek qe hyn ilegal dhe duan gjak Shqiptari ,.qe modifikojne arme me snajper per te vrare polic Shqiptar lirohen brenda nates

    Ptuuuu rrac e qelbur,…neqoftese ky popul don me marr hak.
    Te parin duhet me te vra ty o Ed Rama

    • Fix fare, me qelbesirllek shteteror nuk behet.
      Komplet vemje fashiste e bytheshitur te greket
      Harram e pacin kukesianet po nuk e shkallmuan perseri ate traun e koncesionit

  • Le te marrim hak duke cuar me shume hashash ne Greqi! Duke vjedhur me shume! Duke u arratisur pastaj nga burgjet greke! Duke marre autobuzet e tyre peng me gjithe pasagjereetj. etj.!
    Thirrini mendjes se dinjiteti rruhet duke u sjelle si njeri i qyteteruar. Greket e djeshem treguan te kunderten.

    • Ca lidhje ka kjo me shtetin?
      Dinjitetin ta ruan shteti, dhe jo 5 hajdute dhe kriminele. Te tille ka ne cdo popull dhe nuk eshte fare argument per ta perdorur ne lidhje me sovranitetin shteteror.

  • Bukur. Qeveria ka vepruar me urtesi dhe zgjuarsi. 52 ekstremisteve greke iu ndalua hyrja ne Shqiperi pas ngjarjeve te djeshme. Nderkohe nje pjese e shquar e politikes greke u distancua nga zjarri qe donin te ndiznin disa ekstremiste greke, te ndihmuar nga disa atdheshitur shqiptare. Le ta kuptojne tani ekstremistet se mund te hajne koken e plumbi si ai heroi i tyre Kacifas. Shqiperia ka zot perseri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *