Shkruaj diçka, një reportazh për këtë takim! Kështu më tha një miku i gazetës Dita. Çfarë të shkruaj ju përgjigja unë! Për takimin e Lindita Nikollës me Berishën u përgjigj ai, duhet të dalë i bukur. Do mundohem dhe mora një reportazh të Kadaresë në Kinë që them si e kam përshtatur. Cao Shao Veni mbaroi shkollën…dhe hyri në ushtri.(Shao Veni është Berisha). Shao Veni (Berisha) ëndërronte heroizma, ai ëndërronte furtuna. Ai mendonte së paku të bëhej tankist. Por ku arriti… e caktuan rritës derrash. “Ah vate puna jote. Can Shao Ven” mendoi ai dhe zinte kokën me duar. Në kokën e tij filloi lufta ideologjike. E thirri komisari politik. I dha të lexojë një broshurë… U sëmurë një derrkuc i ndenji te koka.. Dhe ai ndenji derisa derrkuci u shërua. Ja dhe takimi i Shao Venit (Berishës) si rritës derrash me të “fejuarën” e tij Nikollë.
Lindita Nikolli erdhi te Berisha gjithë gëzim dhe mall.
Po si je Cao Shao Veni Berishë? Si shkon? Nuk me the ç’punë bën?
Po bëj një punë të lavdishme rris derra për revolucionarët foli Cao Berisha. Pse flet me ironi tha Lindita Nikolla. Kjo është vërtet një punë e lavdishme. E ke lexuar broshurën…”Ti shërbejmë popullit” përfundoj Lindita Nikolli. E ke shkruar bukur më tha miku.
Ne na preku thjeshtësia e Cao Shao Venit Berishës dhe sinqeriteti i Lindita Nikollëst.
Letër e nënshkruar
Vasil Puci
