Erick Thohir e ndjek Interin e tij nga Indonezia nëpërmjet televizionit, por humbja ndaj Lazios (1:0) dhe për më tepër loja e skuadrës së tij nuk i ka pëlqyer aspak presidentit të ri të zikaltërve.
“Jam i zhgënjyer, ndaj Lazios ka qenë ndeshja jonë më e dobët e sezonit. Nisja e vitit në mënyrë të tillë nuk ishte ajo cka dëshironim. Futbollistët nuk dhanë 100% e tyre në atë ndeshje”, tha Thorhir.
Fjalë këto nga ana Thohir që shihen si një kritkë për skuadrën dhe teknikun Mazzari megjithatë indoneziani bëri prapakthehu duke sqaruar gjithcka “Unë nuk po kritikoj skuadrën dhe trajnerin, por është normale që pas një humbjeje të jesh i mërzitur por kjo nuk do të thotë që është një kritikë për skuadrën”.
Por në fund të intervistës presidenti i Interit qetësoi të gjithë tifozët zikaltër duke u shprehur se projekti që ai ka për ngritjen e skuadrës në majat më të larta të futbollit italian dhe atij Europian do të vazhdojë “Një fitore, një humbje apo një episod nuk të bën të ndryshosh mendim për projektin e klubit. Ne do të vazhdojmë të punojmë për të mirën e skuadrës, të shoqërisë dhe të tifozëve”.
