Thohir planifikon Interin e së ardhmes

redaktor

Indoneziani Erick Thohir ka nisur të mendojë për forcimin e Interit në merkato, ndonëse ende nuk i ka marrë zyrtarisht aksionet e klubit nga Masimo Morati. Gjatë janarit pritet një merkato e fuqishme, por duke synuar lojtarë të rinj me të ardhme të madhe, jo yje të së tashmes. Emrat janë të shumtë, duke nisur nga Verrati, Montoja, Gaston Ramirez, Insua dhe për ta mbyllur me Leonardon në rolin e drejtuesit. Për të mbërritur tek Verrati duhet parë nëse mesfushori i cilësuar si kopja e Andrea Pirlos dëshiron rikthimin në Itali dhe vetëm atëherë Interi do të hynte në garë. Verrati jo vetëm që është një zgjidhje e mirë e momentit por i shkon për shtat edhe strategjisë së Thohirit që dëshiron të rinj të perspektivës.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *