Periudha janar-shkurt njihet si momenti ideal për të nisur palestrën apo dietat, në mënyrë që ditët e para të pranverës të na gjejnë në formë të mirë fizike. Një nga problemet që step femrat para provës së kostumit të banjës është celuliti. E nëse dietat për rënien në peshë apo palestra nuk mund të bëjnë shumë në kaq pak kohë, një dietë e re ushqimore garanton sukses në luftën kundër “lëkurës së portokallit”. Për një lëkurë të lëmuar në ditët e para të verës, një ekspert i estetikës rekomandon një dietë të veçantë: fruta dhe perime në masën 1 kg në ditë.
Dr. Pier Antonio Bacci, profesor i mjekësisë estetike në Universitetin e Sienës, thotë se një sasi prej 1 kilogram fruta dhe perime duhet ndarë në 5 vakte në ditë. Frutat duhen zgjedhur të të gjitha llojeve, por në mënyrë të veçantë nuk duhet të mungojnë agrumet dhe ananasi. Duhen shmangur qumështi dhe nënproduktet e tij si dhe ëmbëlsirat. Ndërsa brumërat duhen konsumuar në mënyrë të kontrolluar dhe pa u shtuar salca apo yndyrna të tepërta. Ideatori i dietës thotë se rezultatet e para do të nisin të reflektohen në lëkurë 10 ditë pas ditës së parë të dietës, ndërsa në fund të muajit, përmirësimi do të jetë i dukshëm.