Thoma Gëllçi zgjidhet drejtor i Përgjithshëm i RTSH

Dita

Thoma Gëllçi do të jetë drejtori i ri i përgjitshëm i Radio Televizionit Publik Shqiptar.

Në votimin e bërë nga Bordi Drejtues i RTSH Gëllçi mori 7 vota, kundrejt 4 votave që mori kandidati tjetër Petrit Malaj.

Zgjedhja e Gëllçit erdhi pas ndryshimeve ligjore në Ligjin për RTSH, duke i hapur rrugën zgjedhjes së drejtorit me shumicë të thjeshtë.

Gëllçi ka shërbyer si këshilltar i kryeministrit Fatos Nano dhe Drejtori i Departamentit të Informacionit, pranë Keshillit socialist të Ministrave.

Ai ka drejtuar në të shkuarën edhe gazetën “Zëri i Popullit”

Pretendenti tjetër për këtë post, Petrit Malaj, në zgjedhjet e vitit 2009, u përzgjodh nga Partia Socialiste për të qenë kandidat për deputet në Tiranë, por nuk arriti të fitojë votat e duhura.

Për katër vitet e shkuara: 2011-2015, përveç postit të lartë të Rektorit, Petrit Malaj, ka qenë edhe përfaqësues i Partisë Socialiste në Këshillin Bashkiak të Kryeqytetit.

Share This Article
3 Comments
  • O burra tani le te jepet me tender e gjithe RTSH-ja ndonje shoqerie pas te ciles te fshihet Olsi Rama.

  • U be gjithcka qe te zgjidhej Gellci. Kjo nuk perben as lajm. Nje fendurine mediokre komunizmi, ish editori i gazetes me famekeqe, keshilltar i Metes, Mik i ngushte dhe partner biznesi i Olsi Rames. Pra i ploteson te gjitha kushtet per te drejtuar nje tv publik kombetar. Rama kishte gjithe mundesine te zgjonte e te ngrinte nje institucion modern publik te medias. Nuk e beri. Nuk do. Do vjelje lekesh edhe aty. Vetem se kesaj here do jene ne rreth te ngushte familjar. Nga Gellci te Olsi. Nga Olsi te Gregu etj

  • Th.Gellci eshte zgjedhja e duhur per te drejtuar RTVSH. Ai eshte aq larg E.Rames sa c’eshte Detroiti me Tiranen. Si shtetas amerikan, por edhe nje atdhetar shqiptar, ai do t’i jape nje fytyre tjeter ketij organi mediatik qe deri me sot eshte shperdoruar aq , sa KLSH po te doje mund te gjej edhe derrin edhe dosen, si kane vjedhur e shperdoruar parate e popullit. Gjithcka tjeter cfare thuhet per kete zgjedhje te vonuar te Keshillit drejtues te RTVSH eshte folklor, me te cilin ushqehen ata qe nuk njohin Th.Gellcin dhe E.Ramen, por kane helmim partiak vulgar te perditshem.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *