Thoma Jano zgjidhet zëvendës Prokuror i Përgjithshëm

Ornela

Ditën e sotme është përmbyllur edhe procesi i përzgjedhjes në Prokurorinë e Përgjithshme ku Thoma Jano u zgjodh zëvendësi i Kryeprokurorit Olsian Çela.

Vetë Çela është shprehur se sfida në 2020 është lufta për hetimin e pastrimit të parave.

Ndër të tjera gjatë këtij viti Olsian Çela tha se do “dixhitalizojmë dosjet hetimore, ulim kostot e rrisim eficencën”.

Jano ka mbajtur postin e Drejtorisë së Përgjimeve, ku këto përgjime janë akoma në dorën e tij dhe pritet të shqyrtohen në vijim.

Jano ka prekur kupolën e Prokurorisë, pas vitit 1997, kur punoi si kreu i prokurorisë së Tiranës.

Në kohën e qeverisë së Fatos Nanos, Jano u emërua zv.ministër të Rendit Publik për të drejtuar sektorin e hetimeve. Dhe në kohën kur Prokuroria e Përgjithshme drejtohej nga Theodhori Sollaku dhe Ina Rama, Jano ka punuar si prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme, kurse më vonë ish-kryeprokurori Adriatik Llalla, e emëroi Janon në sektorin e përgjimeve.

Share This Article
4 Comments
  • NJË tjetër zgjidhie premtuese e DREJTËSISË

    Suksese i ndeuar Thoma Jano ,(Mbiemer Që më Imponon rrespekt),një nder VITALËT e drjtësisë Shqiptare të Pas 90tës zgjedhur Z/ Prokuror., . Me konsiderate Veterani-83 vjecari -*Pasues Veterani*,nip i Kapedan,JANO P.Xhoga Zavalani- rënë më 1913të. . VO. Do na kënaqni,të botoni një uatobiografit …pos funksioneve që ka kryer…
    Oër..Pasuesi Veteran – Toronto.

  • Nje tjeter hap mbrapa.
    Jano eshte nje qytyk, nje xhakete e vjeter qe kthehet gjithandej. Nje njeri i pa afte. Qe shtyn ditet ne prokurori.
    Reforma nuk mund te behet me Janon se ai atje ka qene. Nga nje zyre ne tjetren.

  • Mos u shqetsoni kot,keta do vene vetem firmat vendimet i marrin nderkombetaret nuk shpeton njeri nga burgu leket e shqiptareve do dorezohen te gjitha

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *