“Mbërrin në stërvitje para magazinierëve dhe qante kur gabonte, ndërsa sot është një lider”.
Kështu do të shprehej Christian Ferrante, trajneri i parë Thomas Strakoshës te të rinjtë e Lazios. Sa shumë rrugë ka bërë portieri shqiptar që nga ajo kohë, duke fituar madje edhe vendin e titullarit në formacionin e Lazios.
Inzaghi ka ditur t’i japë besim dhe vazhdimësi paraqitjeve të tij.
11-metërshi që i priti Paulo Dybalas, për të ruajtur fitoren e Lazios ndaj Juvetunsit, e shndërroi portierin më vendimtar në Serinë A.
Tani, një tjetër rekord për portierin e Kombëtares Shqiptare.
Vetëm Perin i Genoas ka kryer më shumë pritje (47) se Strakosha (46) në 5 kampionatet më të forta në Europë.
