Vargje të nënshkruara
Kapo Labi
Ditë, po na dridhet toka
a thua te jetë tërmet?!
Thonë paska folë Paloka
nuk do hyjnë në parlament
Janë si tufe me ciricoka
që s’ikin nga grykë e sterres
se Lulashi e Saliu
si qasin te pragu derës
Betohen për perëndinë
shpullën që u dha sovrani
do përmbysin qeverinë
t’i kthejnë fronin sulltanit
Vazhdoni bëni tellallin
Se s’po vihet drejtësia
se ç’do thoni do t’ua falim
kur të flisni nga qelia
Karriket që doni bosh
kanë një miljonë vota
ju nuk vleni asnjë grosh
po duam t’u shohi bota
Punë të mbarë e krahë të lehta gjithë atyre që fillojnë punë. Ju përshëndet, Kapo Labi, Tërbaç, Vlorë
