Nëse i prisni thonjtë e këmbëve shumë shkurt, sidomos në anët e gishtit të madh, mund të filloni të vëreni se ata kanë tendencën të futen në mish. Shumë njerëz kur presin thonjtë e gishtave të këmbës kanë tendencën t’i japin një rrumbullakësi në cepa, në mënyrë që profili i thoit të ndjek atë të gishtit: në fakt kjo teknikë mund të nxis që thoi të depërtojnë nën lëkurë. Thoi mund të futet në mish edhe në qoftë se vishni këpucë që janë shumë të ngushta, ose shumë të shkurtra.
Simptomat
Në fillim gishti ku ndodhet thoi i hyrë në mish mund forcohet, enjtet dhe tw dhembi. Më pas bëhet i kuq, infektohet dhe dhimbja bëhet akoma më e madhe. Thonjtë e futur në mish janë një çrregullim i zakonshëm dhe i dhimbshëm, sidomos mes adoleshentëve. Çdo thua gishti mund të futet në mish, por problemi në shumicën e rasteve prek gishtin e madh të këmbës. Thuhet se keni një thua të futur në mish, kur lëkura në një ose të dy anët e thoit fillon të rritet mbi cepat e thoit, ose kur është vetë thoi që depërton në lëkurë. Si rezultat shfaqen dhimbje, skuqje dhe ënjtje në anët e thoit pastaj brenda një kohe të shkurtër mund të shfaqet infeksioni. Ndonjëherë ju mund të vëreni një sasi të vogël qelbi si produkt i plagës.
Thonjtë mund të futen në mish për shumë arsye. Në disa raste, janë të lindura, pra janë shumë të mëdha për gishtat përkatës. Edhe traumat të tilla si kur ju lëndoni gishtin, ose dikush ju shkel këmbën mund të bëjnë që thonjtë të hyjnë në mish. Megjithatë, shkaku më i shpeshtë janë këpucët shumë të ngushta, ose thonjtë e prerë keq, apo të papastër.
Kujdesi dhe trajtimi
Thonjtë e futur në mish duhet të trajtohen sapo ti e kupton problemin. Nëse ndërfutja e thoit në mish vihet re në kohën e duhur, pra para fillimit të infeksionit, disa metoda të thjeshta mund t’ju ndihmojnë për të shmangur përdorimin e terapive të tjera:
Lani me ujë të ngrohtë këmbët tre, ose katër herë në ditë.
Për pjesën tjetër të ditës mbajini këmbët e thata.
Vishni këpucë të rehatshme që të lënë hapësirë të mjaftueshme për gishtat. Nëse është e mundur, vishni sandale derisa të shëroheni.
Nëse dhimbja është e fortë merrni medikamente që përmbajnë ose paracetamol.
Nëse thoi nuk përmirësohet brenda dy, apo tre ditëve, ose nëse përkeqësohet, konsultoni mjekun tuaj.
Mund të jetë e nevojshme të ngrini lehtësisht cepin e thoit të hyrë në mish dhe të vendosni pak pambuk ose fill interdental mes tij dhe lëkurës.
Terapia kirurgjike
Nëse keni inflamacion, ënjtje dhe prani të tepruar të qelbit, thoi është i infektuar dhe keni nevojë për kujdesin mjekësor. Ndoshta mund të merrni antibiotikë dhe thoi mund të hiqet tërësisht, ose pjesërisht. Mjeku juaj është në gjendje të ndërhyjë në rrugë kirurgjikale për të hequr një pjesë të thoit, një pjesë të shtratit të thoit, një pjesë të indeve përreth dhe madje një pjesë të anësores së thoit.
Ndërhyrja kirurgjikale është e dobishme për të parandaluar që cepat e thoit të depërtojnë më tej në mish me rritjen e tij. Heqja e përhershme e thoit mund të rekomandohet për fëmijët që vuajnë nga thonjtë e futur në mish kronike dhe të përsëritura.
Nëse thoi i futur në mish është dhemb shumë, ose infeksioni është i përsëritur mjeku juaj mund të heq një pjesë të tij. Gishti i këmbës i nënshtrohet anestezisë lokale dhe mjeku përdor gërshërë të veçantë për të prerë pjesën e hyrë në mish, duke u kujdesur që të mos dëmtojë shtratin e poshtëm të thoit. Heqja totale e thoit të futur në mish rrit mundësinë që thoi të rritet me ndonjë deformim. Që thoi të rritet tërësisht nevojiten tre, ose katër muaj.
Parandalimi
Nëse problemi është kongjenitale, mënyra më e mirë për të parandaluar futjen e thoit në mish është të mbroni këmbët nga traumat dhe të vishni këpucë dhe çorape që lënë hapësirë të mjaftueshme për gishtat. Thonjtë duhet të jenë të prera në formë katrore, me një prerëse thonjsh të pastër dhe plotësisht funksionale, pa limuar dhe rrumbullakosur cepat. Thonjtë asnjëherë nuk duhet të jenë më të shkurtër se maja e gishtit. Ju rekomandojmë të mbani këmbët tuaja të pastra dhe të thata.

Nuk e di a me ka hyre thoi ne mish po kam 3 dite qe gishti i madh i dores djathte eshte fryre sh keq .eshte enjtur dhe skuqur .
Edhe un gishtin e kembes e kam bere operacion po spo kam sukses
Dhe une ne kete ore te nates jam shum keq me dhemb shm thoi. Me eshte fryre dhe skuqur madje nxorri dhe qelb, e lava me sod buke ishalla ka efekt
Me ka hyr thoji ne mish ka pak qelb cfar mund te bej ka dy dit qe me dhemb kur eci
Muaj shpesh nga kjo gje e kam ber njeher operacion dhe perseri me Jane ribere mjeku me tha qe duhet ti operoj persero sepse ska asnje kure se mund ta parandaloje .
po ashtu edhe un kam gati nje jave dhe kam
shumm qelb kam marre ilace para dy ditesh ishalla bejne efekt
Un ekom njetin problem kam ba operacion prap njeta nuka perserit qe 2 her e heki thojn krejt dje bana operacion ndash zoti mos ndodhe ma se katastrof e madhe
Gishti i madh i kembes me eshte skuqur dhe hentur dhe me dhwmb shimw nukeshte pasoje e thoit po nga vrarja e kepuces mund te me thoni cte bej flm
kam gati dy jave qe kam enjtje dhe skuqje te gishtit te madh te kembes dhe ka dhe qelb e ka provuar me uje te ngrohte dhe kripe po me dhemb prap nese i vej pak hudher a me ndihmon pasi hudhra eshte antibiotik
Une i kam te dy gishtat e kembes te futur thojt ne mish kam skuqje e fryrje me qet shum gjak dhe kelb kam dhe dhimbje . Kam qen tek doktorri po nuk me ka be ndonje ndryshim perseri me ka hyre thoj ne mish
Vellau im e ka thonin ne mish por nuk i dhemb vetem ka varre a ka ndonje ilaq qe me sygjeroni per tia zbutur thonjet dhe plagen nese keni ju lutem me tregoni sepse gishti tjeter vonoi shum deri sa ju sherua edhe pse me nderhyrje kirurgjike dhe thoi ju kishte rritur ne te dy anet dhe iu kishte bere si ure mjeku tha se gishtin tjeter nuk mund tia bejme operacion njehere din ndonje kure qe ti mos i behet gishti si gishti tjeter nese dini me tregoni ju lutem
sqenkam vetem un me ket problem.ishalla esht kalues se sdua ti bej operim ..
Me eshte skuqur gishti i madh i kembed se djathte dhe po me nxihet thoi cfare me rekomandoni ndjeje temperature te thoit Flm
Kam 1 jave qe e kam kuptuar por e lash mbas dore sepse perseritet Po thuaj se cdo muaj vere..dje mbrema filloi te leshonte nje leng te verdhe “qelb”dhe kisha shum dhimbje dhe e futa ne uje me Krip pushoi per momentin tani ne keto mommente e vrava ne Cepin e tavolines dhe ka filluar gjakderdhje ne gishtin e kembes ,shume
si kaluat ?mos keni gjet zgjidhje per thonjet sepse dhe un vuaj nga keto ne te dy gishtat i kam operuar 3 here dhe prap pa rezultat
Un ekom njetin Problem Kembes te majt ekom ba 2 her Operacion ama pa sukses e per 3 her ekom hek krejt thoj edhe sme del ma tash njeten gjè ne tjetren kemb me esht paraqit Problemi.. Kom dhimbje te mdhoja po vetmja menyr me hek thojn e mi preh rejet mos me dal.. Tjeter ilaq ska
A kishit mujt men tregu najkush se qka me perdor per sherim te gishtit se spo du me ju nenshtru operacionit kirurgjikal me kishit ndihmu shum nese mkish tregi dikush