Gazetares Valeria Collevecchio, korrespondente e TG3 në Catania për të ndjekur zbarkimi e emigrantëve, i ka rënë të fikët gjatë lajmeve të orës 19.00 teksa ishte në lidhje direkte nga porti.
Regjia ndërpreu menjëherë lidhjen duke u kthyer në studio.
Fatmirësisht, asnjë pasojë për gazetaren. Pasi u dërgua me urgjencë në spital, sipas redaksisë së TG3, gazetarja e mori shpejt veten.
Por një kuriozitet: fjala e fundit që u shqiptua nga gazetarja ishte “kolaps”, duke iu referuar qendrave të pritjes së ishullit.
