Kryq e tërthor i ka rënë vëndit ky burrë i mjerë e i palezet, për t’ju a mbushur mëndjen shqiptarve për të marrë edhe një mandat tjeter qeverises 4 vjeçar. Sado të çirret, sado te mburret, sado të merret me nenen e babën e gruan e Edi Ramës, nuk ka gjë kerkundi në vijë. Shqiptarët e kanë vendosur. Ky njeri pas 23 qershorit duhet qe politikisht te zhduket nga faqja e turpshme, që historia ka shkruar këto 22 vjet.Në krejt veprimtarinë e tij, ai ka qënë i qartë, i lexuar. Se ç’dëm ka shkaktuar kjo krijesë e komunizmit vulgar shqiptar, që në praktikën e vet afron kaq shumë me feudalizmin, nuk është e vështirë për tu kuptuar.
Njëzet vjet ishin krejtësisht te bollshme që nje popull, i cili sidoqoftë kishte filluar ta njihte dritën e kulturës, te kthehej në një popull të paditur, me rini analfabete e të pa perspektivë. Dashurine per njeri tjetrin e respektin per familjen, shembulli i këtij mjerani aksidental, rrezikoi ta kthejë ne të kundërt. Tani familja peshohet me lekë, e prindi nuk është më i paprekshëm. Sot respekti e dashuria njerëzore jane asfiksuar nga krimi e urrejtja.
Sot ky njeri, kjo dukuri e zezë jo vetëm për popullin po për krejt kombin, i cili në vitet 90-të me thonjtë e krushqisë të tij “fitoi” primatin e vendit, vazhdon te na drejtojë, dhe na kercenon me gjak njerzish të pafajshëm. Thotë që ka qenë mjek. A mund të jesh mjek kur e ke shpirtin katran?! Kur në momente qeverisje, kujtohesh se kundërshtitë fitojne terren ne botën e të vdekurve, kur i shpif mëmës per djalin, kur i shan djalit mëmën, kur babën e vdekur e ngjall për të trembur për vdekje nipin?! A mund të kesh qenë ndonjëhere mjek kur ndjenjat ti ka mpirë perversiteti e poshtërsia?!
Nga gjithë ç’ka duket, këto ditë, koha dhe krejt universi shqiptar do shpëtojë nga nje çiban. Që për fatin tonë të keq na ka infektuar e do të na kushtojë kohë për ta çrrënjosur e harruar, së pari fizikisht e pastaj mëndërisht.
Ka mbi 2 muaj që nuk ka mushkë ta ndalojë këtë segment aksidental shqiptar nga euforia idiote e inagurimeve të rrugëve. Tamam si kolonizatorët e Kolombit, që në fillimet e veta, për tu marre arin, ju prishnin mëndjen indianëve te Amerikës me copa pasqyrash. Ndërtimi i rrugëve, nuk është një aktivitet ekonomik me të cilin mund të krenohesh kollaj. Kur të fillojë e të shihet se në çfarë “rrugesh” ka ecur ekonomia jone, me siguri do të shohim katastrofën ku na ka çuar ky “ekonomist” monstruoz, e pastaj mund të bëjme hesape: sa është humbja e shqiptarëve për këto 22 vjet? Do të shohim se ç’është persekucioni ekonomik, kur në pushtet instalohen banda me kollare e me instrumente dhune në vend të përkushtimit shoqëror e ndërgjegjes minimale qytetare.
Ja vlen të kujtojmë disa tregues mbi bazë të të cilës marin vendime vëndet e BE, para se të vendosin për të ndërtuar rrugë. Asnje cm. rrugë nuk mund të ndertohet, në se ne destinacion mjetet e transportit nuk çojne te çdo qytetar (për efekt llogaritje) jo më pak se 70 kg mallra të karakterit të ndryshëm. Në zonen ku shkon rruga duhet te jesh i sigurt se GDP-ja specifike e saj duhet të rritet me jo më pak se 1.5% vetëm për efekt transporti. Pas çdo ndertimi te ri rruge, detyrimisht 30% e fondit te ndërtimit duhet të planifikohet për mirëmbajtje. Jashtë kriteresh transparente e të sakta, nuk ka rrugë, nuk ka zhvillim, nuk ka qytetërim. Ka vetëm banditizem,shpërdorim kriminal, e skllavërim ekonomik. Nuk e besoj se ka gjë më elementare për të llogaritur se sa është efekti i rrugëve qe na ka “dhuruar” Berisha, për destinacionet përkatëse e për ekonominë në përgjithësi. Natyrisht, më parë qeveria e tij duhet të na sqarojë se sa rruge ka ndërtuar, 1500, 3500, 5mijë apo 11 mijë km. Le ta bëj me letër me vrimë!
Letër e nënshkruar: Bardhyl Ermini

E keni gabim Berisha nuk ka folur per gruen e Edi Rames,po ka folur per 5 grate e tij.