Me siguri, të gjithë e kemi shijuar motin me diell që kemi pasur javën e fundit, por tashmë do të na duhet t’i themi mirupafshim.
Duke filluar nga sot pasdite, vendi ynë do të mbizotërohet nga reshjet e shiut.
Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit shprehet se sot do të priten reshje të dobëta shiu, kryesisht në veri të vendit, ndërsa nesër i gjithë territori do të përfshihet nga reshjet.
Nesër (e enjte, dt.01) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 5 °C / 14 °C
në vendet e ulëta: 4 °C / 12 °C
në vendet malore: 0 °C / 9 °C.
a.s/dita
