Puthjet e ngrohta të tyre i takojnë historisë. Raportet e këtyre do këngëtarëve, siç raportojnë mediat britanike, kurrë nuk kanë qenë në nivel më të ultë.
Puthjet e ngrohta të tyre i takojnë historisë. Raportet e këtyre do këngëtarëve, siç raportojnë mediat britanike, kurrë nuk kanë qenë në nivel më të ultë Express.
Tashmë ndarja e çmimeve Grammy dhe aftery party janë shndërruar në një ushqim të madh për tabloidet të etura për “gjak” të Britanisë së Madhe.
Kështu Daily Mail sot ripublikon një foto të një puthje plot pasion që Rihanna i kishte dhënë Rita Orës, në një ditëlindje të yjeve.
Por sipas Daily Mail kjo ngrohtësi e këtyre dy divave i takon të kaluarës, edhe përkundër faktit që edhe Rihanna edhe Rita janë pjesë e Jay Z Roc Nation.
Mirëpo, sipas The Sun: “Rita dhe Rihanna gjatë gjithë vikendit kanë qenë në të njëjtat party, por Rihanna qëllimshëm nuk i është ofruar Ritës.
Rihanna ka biseduar gjerë e gjatë me Calvinin – dashnorin e Ritës – por ka bërë kinse nuk po e vëren Ritën”. “Ishte e bezdisshme sepse të dyjat punojnë me ekipin e njëjtë dhe sillen në qarqe të njëjta”.
Rita më herët është akuzuar se po e kopjon stilin e Rihanna’s, pasi që ishte fotografuar të ketë veshur gjëra të njëjta në disa raste. Për më tepër ylli i Shine Ya Light është zbuluar ta ketë edhe një tattoo të ngjashme me Rihanna’n, në anën e saj të majtë, tek brinjtë.
Burimi ka thënë për gazetën se: “Rihanna kurrë nuk ka qenë shumë fan’s i madh i Ritës, sepse stili i tyre është i njëjtë dhe janë konkurrente në muzikë”.
Ndonëse këto të dyja janë parë në të kaluarën të kalojnë kohë të mirë me njëra tjetrën. Madje Rihanna e kishte puthur fuqishëm në faqe Ritën në një ditëlindje në vitin 2012.
te dyja jan te pa prekura.