Thyhet skepticizmi mbi solidaritetin, ndihmat e mbledhura në Tiranë për të përmbyturit, përtej çdo pritshmërie

redaktor

Nisma “1 kg për emergjencën” në ndihmë të zonave të përmbytura, e organizuar nga AMSHC, Banka Shqiptare e ushqimit, Food Bank Albania, Skautët Shqiptarë, Përtej Barrierave, gjimnazistët e Ismail Qemalit, shkolla Çajupi si dhe 220 vullnetarë të përfshirë; përgjatë datës 7 shkurt ka mbledhur këto ushqime:

633 kg miell, 256 kg oriz, 277 kg sheqer, 920 pako makarona, 234 litra vaj, 120 pako biskota, 37 kg kripë, 68 salcë, 44 konserva, 36 pako fasule, 46 sapun, 11 kafe, 7 cereali, 8 recel, 12 qumësht. 5 konservë barbaunja, 5 pako thierrza, 5 kuti lëng frutash.

Sasia e ushqimeve ka qenë përtej çdo pritshmërie, duke thyer çdo moment skepticizmi mbi solidaritetin e qytetarëve.

Ndihma qytetarëve ka qenë e paçmuar. Falënderojmë banorët e Tiranës që ofruan kontributin e tyre, dhe i informojmë se në datën 8 shkurt, vullnetarët tanë do të jenë përsëri në gadishëmëri nga ora 10.00 deri në orën 20.00 në pikat e supermarketeve si më poshtë – thuhet në një njoftim të Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë civile, AMSHC

Marketet Conad te:

ETC

Rr Kavajës

Stadiumi Selman Stërmasi

Selvia

Qendra Kristal

 

Marketet Carrefour te:

TEG

QTU

 

Marketet Eco market te:

Him Kolli

Sheshi Uillson

Garda

Komuna e Parisit

baner amshc

Share This Article
6 Comments
  • Dakord , jemi ashtu siq qem te gatshem per te ndihmuar Kosovaret me strehime ne kohen e luftes , te behemi te tille bujar edhe vllezerit Vlonjate e fierake ne jug , ndaj te jemi gati ti ndihmojme me ushqime po e po , por dhe si dikur ne kohen e udheheqesit tone te lavdishem Enver Hoxha dhe me nga dy jave pune vullnetare per te ndertuar mure per prita e argjinatura e cdo pune qe del e domosdoshme ! Kjo mase ne se nuk do kthente 100per qind kohen e lavdishme ; te pakten sa per ta gjiruar si film e per ta par se cfar do te thote solidaritet , cfar do te thote ndihme e mbeshtetje , kur velezerit shume nga ato familjejeje , arrijne ne nevojen e mbijeteses !

  • Ja nje gje e mrekullueshme, qe duhet pershendetur!
    Ne Fakt, ne Tirane dhe ne mbare Shqiperine ka plot njerz te pasur ose me pak të pasur, qe mund tu gjenden ketyre fatkeqve te sakatuar nga nje Katastrofe e Natyres!
    Kushdo mund te geendet nje dite ne veshtiresi!
    Solidariteti nuk duhet te mungoje dhe duhet te behet nje Norme konkrete e shoqerise shqiptare!
    Keta Austriaket , ku jetoj edhe une prej 25 vjetesh, çdo vit ne Krishtlindje organizojne Mbremje-Gala….
    ….Flasin Njerez te shquar te fushave te ndryshme, presin telefonata direkt nga qytetarët ,ku secili dhuron nje shume simbolike ne te holla!
    Dhe nga keto Mbremje Solidariteti mblidhen mbi 7-8 Milion Euro…
    .Por dhurata behen dhe per popuj te tjere qe demtohen nga fatkeqsit natyrore!
    AUSTRIAKET MBAHEN NDER POPUJT ME BUJAR TE GLOBIT QE DHUROJNË NDIHMA!…
    Shqiptare te pasur ja Plot!
    Nuk duhet te kursejne kur eshte fjala per bashkatdhetaret e tyre…
    .Edhe une qe shkruaj ketu, jam gati qe 100 Euro ti japë ndihme Solidariteti!…
    Dhe po u grumbulluan shume NDIHMA,
    mire eshte qe tu jepet diçka edhe te permbyturve te Shkodres Loce , qe Sali Qahmeti i genjeu me llafe e mashtrime!….

  • Mendoj se duhet bisnesi i majtë të kontribuojë jo me miell dhe fasule, po me para për rimëkëmbjen e tyre. Në Shqipër ka miliarderë duke fllluar nga deputetët dhe kryedeputeti Meta i cili mund të jap njëherësh 100 000 Euro, po dhe të tjerët, Basha që pëllet si gomar, Berisha e deri te njerzit e thjeshtë, sepse ata janë njerëz puntorë e fitojnë meshumë djerës lekun

  • ..di qe edhe kultet fetare te premten kane bere thirrje per ndihma dhe besoj besoj qe kafshata do ndahet me ate qe lufton per te mbijetuar.Solidarizimi eshte nje gjest qe vjen natyrshem,pasi ne darke nuk na ze gjumi kur mendojme ..po ata ne uje …ku po e kalojne naten,kush i dha per te ngrene atyre femijve qe qajne,kush i ngroh dhe per me teper paçka se zihemi me njeri tjetrin ,jemi te lidhur nga mijera fije,jo vetem si bashkeatdhetare.Uroj qe ky qamet qe na ra te beje me pak deme se ç’na ka bere politika ne njezet vjet..dhe qe sot per te dhene ndihma duan shtabe ..,kanalizime politike e ku di une…pra si perfundim edhe” te mbyturit “e ndihmojne njeri tjetrin.

  • Is sali qeni qe na la, is ky qe ka aedhur sduan te bejne shtet, shteti I vertete duket ne dite te veshtira, ky shteti prej letre I yni laget e griset me nje shurre shi. Ku eshte administrimi?planifikimi I rezervave?planifikimi I emergjencave? Sa eshte buxheti emergjencave civile? Askush se di, dine te thone fajin e kane ata qe iken, fajin e ka hena etj pislleqe. Nuk behet shteti me ndihma, e ndihma nga hajduti luan bregasi qe vjedh miliona nga projektet hollandeze me veliajn, e ben evazion nga krahu tjeter sot na del bamires.shtet pleher une nuk I jap asnje lek e asnje ndihme ketij shteti sepse e ndihmoj te vegjetoje gjate ne kete menyre. Paguajme taksa shume e keto taksa shperdorohen. Ata qe I zuri skane nevoje per orizin e skaduar te luahan bregasit ata duhen trajtuar me dinjitet. Solidaritet ne gojen e hajduteve veliaj e bregasi te le shije te hidhur.

  • Eshte nje nga traditat me te shkelqyera qe i ka mbetur shqiptarit.Pa marr parasysh politikat ,apo ndryshimit te sistemit politike ,ne rastete tilla fatkeqsishe populli i gjithi ne kembe eshte pran te demtuarve .Por kjo nuk mjafton per nje popull qe te shikoje gjithmone perpara .
    Traditat tona mbeten gjithmone neper sirtaret e politikes .Disa zhvillohen te tjerat shkaterrohen.Kemi ndryshuar Shqiperine ulurasin politikanet neper fushata per te mbledhur votat.Kur ndodhin fatkeqsite te cfardo kategorije te jene fajsojne njera tjetren .Nuk marr ne mbrojtje apo te gjukoje politiken .Dua qe nje tradite ,pune ,kulture apo sukses te muroset ne metodat drejtuese te nje populli.Sot me cfare po ballafaqohet politika dhe populli.Me pasojat e natyres qe jane nenvleftsuar per hire te ndryshimit ato te parat.Nga 53 e deri ne 72 ishte ky popull qe derdhi djerse per te vene nen kontroll fenomenet ekstreme te natyres.U harxhuan fonde qe sot per tu kthyer tek tradita duhen miljarda .Nje cmenduri qe vjen nga politikat qorre qe jane ndjekur ne keto 24 vjete.Opozita cirret dhe akuzon Mazhorancen .Per cfare? Cti kerkojme Rames !!!.Te marr ne dore Llamben e Nastradinit e me nje teferkuar te largoje ujrat .Ta ferkoje per se dyti e i drenazhoje tokat ,pastroje e thelloje kanalet ,perrenjte e lumenjte qe te biem ne qetsi nganatyra.
    Sjelljet politike ne keto raste jane me tekeqija se vet natyra .Ato nuk sjelli azgje vecse perplasjet e radhes midis Mazhorances e Opozites .Populli i goditur cfare fiton?Kjo eshte prishje e tradites .Ashtu sic shohim gjithe kete angazhim te shoqerise per te ndihmuar te permbyturit duhet teshohim dhe Opoziten e Mazhorancen te ulen e te korigjojne defektet e te shkuares .Per partite politike nuk eshte mburrje qe mbledhin ndihma apo flasin me fjale te bukura kur ndodh ftekeqsia.Politika te uli koken e tu kerkoje falje popullit e te bashkpunojne per te marre masa po i rene gjoksit .Pse Opozita vepron pa bashkpunuar me shtetin qe eshte i ngarkuar per keto situata .Gjejne njerastee cfryjne dufin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *