T’i japim fund përçarjes! Bardh Spahia: Pushtetin e ka vota dhe jo emërimi

Ornela

Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia nga Kuvendi i Kombëtar i PD lëshoi mesazhe të forta përbashkimi.

Sipas Bardhit, pushtetin tashmë e ka vota dhe jo kryetarët.

Spahia tha se i ka ikur koha skemës së përçarjes, ndërsa ftoi demokratët që të punojnë të gjithë bashkë.

“Sot është një ditë e bukur për demokratët, sot pushtetin e kanë anëtarët dhe jo kryetarët. Zemrat e demokratëve mund të shpëtohen vetëm duke thënë të vërtetat e PD. PD ishte kthyer një parti pa shtyllë të qëndrueshme, pa fibër politike, ku një njeri vendoste për gjithçka. Tani vota tregon se kush do të kandidojë, kush do të marrë përgjegjësi. Ky kuvend duhet të na shkëpusë nga modeli i humbjes. Ne u besojmë njerëzve tanë.”, theksoi Spahia.

“PD është sot një trup i ringjallur nga ushtrimi i demokracisë direkte përmes votës së demokracisë. Të dashur demokratë kam besimin se përfshirja e anëtarësisë më vonë, është gjëja e duhur. Në 6 mars Shkodra mbeti fortesa e vetme e demokracisë, pasi ne mundëm t’u jepnim shpresë atyre se mund të ringriheshim. Fituam në Shkodër se ishim në anën e drejtë me shumicën.”, tha Spahia.

l.b./ dita

Share This Article
1 Comment
  • Ka nje kontradikte deklaratane lidhje me perçarjen e PD-se:

    1. Kush e perçau PD-ne?

    2. Kush po e bashkon PD-ne?

    3. A ka mundesi qe i njejti individ, pra “lideri historik”,
    Zoti Berisha, “ta perçaje e pastaj ta bashkoje PD-në”

    4. Sali Berisha e drejtoi partine per 30 vjet.

    5. Zoti Basha ishte, “Hija e Berishes”

    6. Berisha e perçau PD-ne, per interesin e tij.

    7. Tani, po kerkon ta bashkoje, PD, per interesin e tij.

    8. Hodhi poshte te gjithe punen e bere per 30 vjet, dhe e demtoje rende partine demokratike.

    9. Kjo mer kuptim vetem ne se, “Ai bashke me ato me te cilet konsultohej per tre dekada” largohen nga PD-ja.

    10. Ato mund te kene disa tituj “nderimi”, mund te japin kontribut si konsultante, per sqarimin e disa “fakteve historike”, por te mos nderhyjne ne drejtimin e PD-se.

    11. Mendoj se kjo eshte nje “zgjidhje optimale”, ne te mire te kombit, dhe nje largim dinjitoz per to.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *