Ti je Fjala (Aktorit Roland Trebicka)

anazapta

Fjalët e tua të ëmbla plot humor

Tek na shoqërojnë gjithmonë

Në gëzime e festa, papritur dje

U shuan në buzën tënde nga vujatjet

Përtharë.

Për një çast u shuan edhe në buzët

E bashkëkombasve të tu, ndërsa

Të etur prisnin ditën ta fillonin.

Zbrazëtia e shurdhër

E përpiu krejt natyrën, mëngjesin

E këtij marsi të hidhur shqiptar.

Me frymën tënde

U ndal vetëm për pak si kujtim

Edhe Jeta e një kombi.

Ti je vetë Fjala çudibërëse,

Artistët ngjajnë me të gjitha Perënditë,

Që dhimbjen vërtet dinë ta kthejë

Në forcë.

 

Vargje të nënshkruara: Arjan Th. Kallço

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *