“Ti je i vdekur”, Vuçiç thotë se është kërcënuar sërish

Amelda Amelda

 

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç thotë se është kërcënuar sërish me vdekje.

Lajmi është bërë i ditur nga media serbe proqeveritare B92. Sipas saj, një përdorues i Instagram, i cili prezantohet si ish-aktor dhe ish-kantautor, ka postuar një video ku bën thirrje për vdekjen e Vuçiç.

Përkatësisht, ai publikoi ilustrime të “kositëses” që simbolizon vdekjen me përshkrimin “Për Aleksandar Vuçiçin”, dhe e shoqërohen me këngën “Ti ke vdekur”.

Mediat shkruajnë se Prokurori i Lartë Publik në Beograd urdhëroi Departamentin Special për Krimet e Teknologjisë së Lartë që të ndërmarrë të gjitha veprimet dhe masat së bashku me policinë dhe Agjencinë për Informim të Sigurisë.

Prokuroria ka kërkuar identifikimin e autorit të krimit kundër Presidentit të Republikës së Serbisë, me qëllim ndjekjen penale të tij.

a.m/dita

Share This Article
2 Comments
  • Hahaaaa sa turp
    Tre here zgjedhje tre here tentim per vrssje vucicit per ta paraqitur sikur po rrezikon jeten per serbine
    Po sot pse luhet po kjo karte?
    E thjeshte sapo baiden tha qe do kete sanksione per vendet pro rusise ky zotnia po i tregon perendimit se eshte i detyruar ngaqe rrezikon ta vrasin
    Prandaj rusia nuk do kete kurre sukses sepse ka ortake palaço si ky qe ta dredhin sapo i drejton gishtin
    Shtrengoje fort bythen vucko se dita e te vertetes po afron lindje o perendim tik tak
    Mos ki frike nga atentatet vuçke se shqiptaret thone “nuk bi rrufeja n’halet”
    Ja shiko keta tanet,te gjithe shnoshe si molla

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *