Nga Viktor Malaj
“Fatkeqësisht, njerëzit, zakonisht, përdorin standarde të rreme vlerësimi- ata kërkojnë pushtet, sukses dhe pasuri për vete dhe i admirojnë ato tek të tjerët ndërsa nënvlerësojnë gjithçka që ka vlera të vërteta njerëzore” – Zigmund Frojd
Lufta dhe përpjekjet për t’u bërë VIP janë bërë karakteristikë dalluese e epokës që jetojmë. Të tillë synojnë të bëhen të pasur dhe të varfër, të ditur dhe kokëzbrazët, madje këta akoma më shumë, qytetarë dhe fshatarë, fëmijë dhe të rritur. Në shumë raste përpjekjet për t’u bërë VIP marrin trajta dhe përmasa më të mëdha se lufta për mbijetesë, shfaqen më të ashpra, më banale dhe më të pamëshirshme se sjelljet dhe veprimet që synojnë jetesën normale. Dhe, fitimtarët e kësaj “beteje” meritojnë “ditirambet” tona.
Kur shumë prej nesh i kishin marrë si të vërteta dhe të drejta mësimet e shkollës dhe porositë e familjes se, që të bëhesh dikush, i vlefshëm dhe i respektuar, duhet të mësosh e dish shumë, të punosh me përkushtim dhe sakrificë, të sillesh me dinjitet dhe kulturë, ti, bashkëkohësi dhe paskohësi ynë, ishe më i zgjuar se ne, më largpamës dhe vetëshërbyes. Për ty shkolla ishte një bezdi, mësuesit ishin gardianë të neveritshëm, rregullat qenë pengesa që duheshin kapërcyer, morali ishte diçka e pakuptimtë dhe e padobishme. Ti gjithmonë e përqeshje zellin tonë për dije dhe përkushtimin tonë për punë. Për ty, ne ishim peshkopë të padobishëm dhe skllevër pa mend. Për tipa të shkathët si ti, një shoqëri e tillë ishte pengesë, shtypje, padrejtësi, inkuizicion. Ti kishe lindur për një botë tjetër, për një botë ku normave dhe rregullave iu nënshtrohen vetëm të zakonshmit ndërsa të fortët qëndrojnë mbi to, i ndryshojnë ato, i shkelin kur iu nevojitet dhe ua imponojnë të tjerëve kur nuk iu shërbejnë.
Më në fund, edhe bota jote erdhi. Koracat morale ishin thyer, liria për të qenë i shthurur kishte gjetur luftëtarin e vet të paepur dhe aktorin më të përkryer për të interpretuar të gjitha rolet e dramës së vesit, komedisë së budallallëkut dhe tragjedisë së ligësisë. Me shkathtësinë tënde, pasi hodhe tutje pelerinën e skrupujve moralë dhe parzmoren e vlerave humane, ti rrëmbeve uniformën e vlerave të tregut dhe shpatën e luftëtarit progresist që e bën njeriun vegël të tregut, mall dhe qëllim të tij. Me një fjalë, ti iu fute zanatit që di të bësh më mirë dhe për të cilin kishe lindur: zanatit të horrit të nderuar që e dominon shoqërinë duke shkelur mbi të dhe duke u respektuar prej saj.
Pasurimi material kishte qenë gjithmonë ëndrra jote, shkëlqimi i kotësisë ishte ideali yt dhe nënshtrimi shpirtëror i të tjerëve nëpërmjet fitimit të respektit të pamerituar të tyre ndaj nëpërkëmbjes tënde mbetej arritja më e madhe e synimeve të tua. Dhe tani ti je zotëria i vërtetë, me pasuri të pamasë, me toka të grabitura, me televizione në zotërim e drejtim, pallate dhe hotele luksoze të ndërtuar me mundin e korrupsionit dhe djersën e prostitucionit, me hilet e tenderave dhe finesën e koncesioneve, me shërbimet ndaj politikës dhe skllavërimin e drejtësisë. Në këtë mënyrë, ti bën pjesë në elitën e shoqërisë dhe qëndron krenar mbi të gjitha kategoritë e tjera shoqërore. Qeveritë dhe politikanët, prokurorët dhe gjyqtarët shkojnë e vijnë ndërsa ti qëndron si “rrap madhështor”, i palëkundur, i paepur dhe imponues. E mban mirë me të gjithë që vijnë dhe i përqesh të gjithë ata që ikin. Të gjithë ta kanë nevojën dhe të nderojnë pasi politikanët predikojnë se shoqëria jonë nuk bën përpara pa “biznesmenët tanë të ndershëm”, ndërsa shumica e popullit të vlerëson “të zotin”. E, kjo shoqëri e ka pasur zakon të thotë se “Kush është i zoti, mos i shkoftë i zi moti”, anipse motet e saj mund të ishin zi e më zi, edhe për shkakun tënd dhe të sivëllezërve të tu, më të vjetër në moshë.
Duke qenë i zoti ti nuk druhesh para asgjëje. Morali dhe ligji nuk kanë punë me ty. Të parin e përqesh dhe të dytin e vë nën këmbë sepse ti e di mirë se, po të ishte për ta, nuk do të ishe ky që je dhe nuk do të kishe çfarë ke. E, nëse këta “gardianë” të njerëzimit do të kërkonin llogari për pasurinë që ke, ti, me qesëndi, do iu përgjigjeshe të të linin rehat “për milionin e parë se të tjerët ua tregoj…”. Eh! Ai milioni i parë ashtu si Mëkati i Parë. Po të mbetej me aq dhe të mos mbillte farën e mëkateve të tjerë edhe Mëkati i Parë duhej falur dhe harruar. Por, nuk të lënë pasardhësit e tij kaq të shumuar dhe kudogjendur.
Megjithatë, ti duhet të mbetesh krenar sepse, falë pasurisë së pamerituar gëzon vlerësimet dhe respektin e pamerituar për shkak të moralit që është bërë sundues edhe me ndihmën tënde. Si i tillë, ti dhe pasardhësit e tu bëni pjesë në fisnikërinë e një shoqërie aspak fisnike, jeni dhe mbeteni idhujt e gjithë derrave të kënaqur. Shkurt, ti ke arritur të bëhesh VIP dhe kjo është gjithçka ke ëndërruar dhe për të cilën ke punuar me ngulm dhe tani vazhdo e gëzo privilegjet e statusit të fituar; të fituar nga ligësia dhe të respektuar nga marrëzia.
Por, ti nuk u bëre vetëm biznesmen. Ambicia jote për sundim dhe dominim, për dukje dhe kudondodhje të shtyu të merresh me politikë. Ti e dije se kur je i suksesshëm në politikë të mirat e tjera vijnë varg. Një varg me plot fruta që mund ta vjelësh vetë pasi ky ishte edhe synimi i angazhimit tënd. Pa shumë dije dhe kulturë, me asfare skrupuj dhe parime, me një zë të çjerrë si ujku që bije në kurth dhe me një fjalor banal nga i cili do të skuqej edhe qeni im, ti ke arritur të ngjitësh shkallët e hierarkisë politike. Në mendjen tënde ti ke gjithmonë të drejtë, edhe atëherë kur predikon luftën dhe refuzon paqen, kur përçmon të tjerët dhe fyen kundërshtarët, kur mohon sot çka ke pohuar dje, kur shpif pa u skuqur dhe gënjen pa u zverdhur, kur kërcënon kolegët pse thonë të vërtetën dhe lavdëron shërbëtorët që brohorasin e duartrokasin mashtrimet e tua. Ti vetëshpallesh misionar i luftës kundër të keqes, paçka se jo rrallë je vetë përfaqësuesi më i denjë i saj, bartësi dhe ushtruesi i të gjithë veseve.
Guximi yt është i mahnitshëm sepse pafytyrësia jote është e pakufishme. Ishe pa shtëpi dhe je bërë me vila, nuk kishe as kopsht, por sot ke plantacione, nuk e dije ç’është banka por tani ke llogari bankare në euro dhe dollarë, brenda dhe jashtë Shqipërisë, të deklaruara por edhe të ruajtura në “parajsat fiskale”. Përbetohesh gjithmonë për popullin, atdheun dhe kombin, por punon për ta vetëm gjatë fushatave elektorale pasi nevojat tua vetjake janë më të mëdha dhe uria jote gjithnjë e pashuar. Fjalori yt njëzet fjalësh është i mjaftueshëm për të ndërtuar fjali premtuese dhe shpresësjellëse për të gjithë ata që s’mësojnë asgjë nga jeta si dhe për të gazmuar militantët pa mend dhe pasionantët e çekuilibruar.
Ashtu si miku yt biznesmen, edhe ti je fodull dhe arrogant dhe beson se historia ka filluar me ty dhe me pushtetin tënd. Duke i parë të tjerët nga lart ti beson se mund ta ndryshosh historinë, jo duke bërë vepra të lavdishme, por duke dhënë leksione historike dhe morale, politike dhe filozofike, fetare dhe juridike, megjithëse leksionet e shkollës dhe librat e bibliotekave të kanë sjellë gjithnjë bezdi. Mirëpo, tani ti je VIP. Njëri prej VIP-ave të panumërt që kemi në çdo pallat, lagje e katund. Aq shumë VIP-a sa çuditen edhe barinjtë dhe të papunët pse s’e provuan edhe ata të bëheshin VIP-a.
Një numër i pafund VIP-ash na shfaqen përditë në media si drejtues emisionesh, gazetarë, opinionistë, analistë dhe përrallistë. Njëri prej tyre ke pasur fatin të jesh edhe ti. Duke shkuar sa në një studio televizive në tjetrën, duke përsëritur pambarim të njëjtat tema dhe mendime, e ke bindur veten se je i domosdoshëm dhe i pashoq, kompetent për gjithçka, ekspert i historisë dhe pularisë, i ligjit dhe i ushtrisë, i fesë dhe i etikës, i mjekësisë dhe financave, i politikës dhe agronomisë. E, ç’janë para teje Noli dhe Konica, Kadare, Fishta dhe Agolli, Aleks Buda dhe Eqerem Çabej?
Për ty kombi është një nocion pa domethënie, flamuri është një simbol i pavlerë dhe himni kombëtar një kompozim i rëndomtë që nuk të shkakton asnjë emocion. Madje, ne mund të kemi jo vetëm komb shqiptar e komb kosovar, por aq kombe sa kemi krahina dhe fise; Standardi i Gjuhës Letrare është një sajesë e pavlerë komuniste që duhet përçmuar pasi secili duhet të flasë e shkruaj të folmen e fisit; Skënderbeu dhe Nënë Tereza janë frymëzime boshe pasi të parin e glorifikuan komunistët për nevojat e tyre ndërsa të dytës ia kanë falsifikuar jetëshkrimin disa klerikë dhe, të dy mbeten figura të Krishterimit dhe jo simbole të popullit shqiptar; Ismail Qemali ishte agjent, E. Hoxha i shitur, Lufta Nacionalçlirimtare nuk ka ekzistuar, ka qenë luftë civile dhe ne, ndryshe nga gjithë bota, nuk kemi pasur asnjë bashkëpunëtor të pushtuesve sepse ne nuk u pushtuam kurrë, me përjashtim të pushtimit komunist. Të huajt e tjerë kanë qene të gjithë ose administrues të vendit, kalimtarë të detyruar ose fisnikë që po sakrifikonin ushtritë dhe paratë e tyre për hir të Shqipërisë së Madhe dhe disa prej nesh iu ramë në qafë.
Ti nuk je as nacionalist dhe as patriot, por je kozmopolit dhe evropianist. Për ty atdheu është diçka arkaike sepse atdhe duhet të quhet vendi ku jeton më mirë, domethënë se kënaqësia e barkut të përcakton edhe ndjenjat e shpirtit dhe parimet e arsyes. Atdhe quhet vendi i qejfit dhe jo dheu i atit. Ti propagandon politikën e parimeve dhe përkrah atë të interesave; shprehesh për shtetin ligjor, por ligji dhe provat nuk kanë vlerë kur ti akuzon të tjerët; je armik i drogës, por je mik për kokë me atë që të paguan me paratë e drogës; shprehesh për paqen dhe parimet demokratike por, nganjëherë, kur të vjen për shtat, bën thirrje edhe për dhunë dhe revolucion. Sipas teje, morali është diçka e tejkaluar, familja është një lloj vetëburgimi dhe ka ardhur koha të thyhen të gjitha tabutë, domethënë të shkelmohen normat dhe vlerat e deritanishme etike për hir të sukseseve të botës së konsumit. Dhe këtë duhet ta bëjnë së pari ata që qëndrojnë mbi të tjerët dhe që mbeten të paarritshëm nga të tjerët. Përndryshe nuk ka zhvillim dhe përparim.
Duke zotëruar thesin e informacionit dhe artin e sofizmit, ti i lë pa mend shikuesit e lodhur nga rrethanat dhe të zbrazët nga dijet, invalidët e arsyetimit dhe dembelët e vramendjes. Sofizmi, eklektizmi dhe fjalomania jote paguhen mirë nga bosët e televizioneve të etur për shikues të hutuar, por mungesa e parimeve, konfuzioni dhe paqëndrueshmëria jote në përcaktimin e të drejtës dhe të vërtetës paguhen shtrenjtë nga shoqëria.
Duke qenë drejtues emisionesh televizive ti je bërë VIP, njeri modern, i denjë për t’u ndjekur dhe imituar megjithëse ti vetë nuk krijon asgjë, por imiton të huajt, madje edhe duke përdorur gjysmën e fjalëve në gjuhët e tyre. Për ty dhe bosët e tu, gjuha shqipe është e pamjaftueshme dhe e padenjë për të emërtuar dhe drejtuar emisione dhe spektakle. Tingëllon shumë anakronike të thuash “Kjo është Jeta” prandaj drejton emisionet “C’est la Vie”; nuk kuptohet mirë po të thuash “Vëllai i Madh” por duhet “Big Brother”; bota jonë fshatare nuk do të kuptonte po të drejtoje një emision të quajtur “Shfaqja më e Mirë” prandaj e quan “Top Show”. Për të konkurruar VIP-at e tjerë ti duhet të rrethohesh gjatë shfaqjes me sa më shumë femra, mundësisht të zhveshura, dhe t’i shtrish e ledhatosh ato nëpër tryeza apo dysheme dhe të mos i lejosh të largohen nga studioja pa të puthur dhe pa iu hedhur romuze me batare fjalësh nga ato të rrugës. Flasim apo nuk flasim për kulturë dhe zhvillim, gjithnjë në shërbim të tregtisë (komercializmit). E, pse jo? Ti ndihesh krenar që i drejtohesh publikut shqiptar me fjalë në gjuhët e atyre vendeve që, jo vetëm nuk ia lejojnë vetes përdorimin e fjalëve shqip, por nuk i lejojnë bashkatdhetarët e tu të hyjnë në aeroportet e tyre nëse nuk iu dëshmojnë se kanë me vete aq para sa të paguajnë hotelin dhe darkën në restorant. Mirëpo ti nuk je si gjithë bashkatdhetarët e tu. Je krejt ndryshe prej tyre, më i mirë se ata dhe qëndron mbi ta sepse ke më shumë para se ata. E sot është koha kur je aq sa ke dhe jo ke aq sa je.
Numrin më të madh të VIP-ave e përbëjnë këngëtaret e kabareve dhe aktorët e banalitetit. Ashtu si juristët me diploma tregu edhe këngëtaret i gjen thuajse në çdo pallat e lagje. Për të qenë e suksesshme dhe e famshme ti e ke shndërruar këngën thjesht në një muzikë filmi, të një filmi plot banalitet e lakuriqësi, perversitet dhe pornografi ku ti vetë je edhe aktore, edhe këngëtare. Tekstet e tua banale, shfaqjet e tua ekstravagante dhe mjaullimat dhe çjerrjet e tua prej macesh të egra kanë bërë të mundur që tregtia e disqeve të rritet dhe fama që ti gëzon tek vulgu në përpjesëtim të drejtë me të.
Meqë s’e ke ndier kurrë nevojën për mend dhe as e ke kuptuar vlerën e skrupujve, ke arritur ta përdorësh mirë zbulimin cullak dhe skenat e ushtrimit të instinkteve ta kanë rritur numrin e blerësve dhe shijuesve të mungesës së talentit. Me një fjalë, tek ti janë prapanica dhe paranica që shesin si art sendin që është produkt i mungesës së mendjes, inteligjencës dhe talentit tënd. E rëndësishme për ty është të shtosh paratë dhe famën si VIP dhe nuk ka rëndësi nëse konsumuesit e artit tënd do të thonë çfarë kënge e mirë ishte apo çfarë k…. e mirë ishte. Tefta Tashko Koço, Vaçe Zela, Parashqevi Simaku e dhjetëra këngëtare të tjera nuk ishin asgjë para teje sepse ato as dinin, as pranonin të zhvisheshin dhe as të çirreshin.
Ti vjen nga rruga dhe hyn në spektaklin banal “Big Brother”, zhvishesh dhe kryen të gjitha nevojat fiziologjike nën vëzhgimin e shqiptarëve të frustruar dhe, sapo del prej atje, ti shpallesh VIP, jep intervista pa fund dhe merr përsipër drejtime spektaklesh megjithëse gjithmonë ke vuajtur të drejtosh veten tënde. Nëse ke vendosur të bëhesh shkrimtare VIP por inteligjenca jote nuk i jep dum artit të të shkruarit atëherë ti bën vjersha për vrimën dhe mallkon Perëndinë pse s’të lejoi të bësh me vëllanë çfarë bëhet me të dashurin. Në këtë mënyrë, suksesin komercial e ke të sigurt dhe po aq të madhe famën si tullumbace e intelektit dhe gurthyese e moralit. E ç’janë për ty ata që propagandojnë moralin dhe parimet përveç se disa fosile të së kaluarës që duhen përçmuar dhe tallur!
E, pra, ju të gjithë jeni VIP-a, jeni shëmbëlltyra dhe morali i kohës, zejtarë të instinkteve dhe gjuetarë të tregut. Ju jeni Njeriu i Ri i shekullit të 21-të. Jeni idhujt pa krena të kohës së zbrazëtisë etike. Fatkeqësisht, druaj se siç jeni ju sot do të jetë Shqipëria nesër.
* VIP ( Very Important Person ) – Person shumë i rëndësishëm
Dita

VIKTOR THANO MALAJ
CILIDO QOFSH KETE HERE KE SHKRUAR NJE KRYEVEPER
SHPESH TE KAM KRITIKUAR PO KJO QE KE SHKRUAR SOT ESHTE E KRAHASUESHME DENJESISHT ME NOLIN E MADH
FALEMINDERIT
Besoj se ka nje difekt te madh ne kete artikull:
Ka V.I.P-a qe kane nje nje veprimtari superkriminale dhe ne vend te pare eshte Shkerdhen Berisha…i cili as ka kryer ndonje shkolle serioze..as ka ndonje dite pune te regjistruar..as ndonje biznes te regjistruar dhe ka miliarda dhe ben jete sheiku…
.
Thote fitoj qindra mijra dollare nga qirate…..ku i gjeti parate ky pusht qe bleu keto super objekte qe i jep me qira?.
.
Per dijeni ky “war dog” me salikriminelin ka fituar miljarda me armatimin (kujtoni gerdecin-vrasjen e kosta trebickes-vrasjen e baxhanakut Muhameti qe ishte taksidar…)..armatimi shqiptar ishte minimumi reth 30 miljard dollare..ku shkoi….
.
Pra pse nuk tunden prangat ketyre VIQIDOL-VIPS per kete pasuri te pa justifikuar:
.
Si asnjëherë më parë, Shkëlzen Berisha, vetëm për vitin 2016, deklaron rreth 700 mijë euro të ardhura. Në deklaratën e pasurisë dorëzuar pranë ILDKP, djali i ish-kryeministrit deklaron 600 mijë euro të ardhura të krijuara nga shitja e pasurive të paluajtshme.
Në deklaratën e pasurisë nuk specifikohet se çfarë pasurish ka shitur dhe kujt ia ka shitur. Po ashtu, Shkëlzen Berisha deklaron 3 000 000 lekë të ardhura nga aktiviteti si konsulent ligjor dhe 47 mijë euro të ardhura nga qiratë.
Gjithashtu, Shkëlzeni ka përfunduar shlyerjen e një kredie prej 252 mijë eurosh për blerjen e një apartamenti. Djali i ish-kryeministrit deklaron 130 630 euro dhe 2 133 215 lekë të shtuara në llogari, ndërsa një tjetër llogari i është pakësuar me 174 521 euro.
Nga puna ai ka fituar 961 956 lekë, ndërsa thotë se i ka dhënë 250 mijë euro i borxh një kompanie. Pronari i kësaj kompanie, sipas deklaratës së pasurisë, është vetë Shkëlzen Berisha, me 100 për qind të aksioneve. Po ashtu, Shkëlzeni vijon të shlyejë një kredi për blerje makine, konkretisht ka shlyer 12 912 euro, ndërsa i kanë mbetur edhe 11 460 euro.
Disa vite më parë, Shkëlzeni ka marrë dy kredi, 55 000 euro dhe 85 000 euro për blerje automjeti. Referuar gjithnjë deklaratës së pasurisë, të ardhurat kryesore të Shkëlzenit për vitin 2016 burojnë nga shitja e pasurive të paluajtshme, të vëna vite më parë. Ndërkaq, të ardhurat e tij nga ndërmjetësimi i shitblerjeve të pronave janë disa herë më të ulëta se sa vite më parë, kur deklaronte deri në 300 mijë euro të ardhura në vit.
E bija e ish-kryeministrit Sali Berisha, Argita Berisha, për vitin 2016, deklaron 34 mijë euro shtesa në një llogari bankare. Të tjera llogari bankare i janë shtuar me 659 619 lekë, 408 USD, 8 cent, 78 USD, 31 USD, 222 527 lekë, 1 350 225 lekë, 15 955 euro dhe 798 084 lekë. Argita Berisha, në deklaratën e pasurisë të dorëzuar pranë Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, deklaron 34 mijë euro të ardhura nga qiratë. Zonja në fjalë deklaron gjithashtu 1 031 646 lekë rrogë në Fakultetin e Drejtësisë, 1 149 936 lekë të ardhura nga mësimdhënia në fakultete private, 640 869 lekë të ardhura nga e drejta e autorit, 600 USD të ardhura nga interesi, 20 400 lekë të ardhura nga Rektorati dhe 642 691 lekë honorare dhe shpërblime.
Ndryshe nga fëmijët, të ardhurat e ish-kryeministrit Sali Berisha, burojnë nga paga si deputet dhe disa interesa bankare. Për vitin 2016, Berisha ka deklaruar pranë ILDKP 1 387 897 lekë të ardhura nga paga dhe shpërblime në Kuvend, 141 020 lekë të ardhura nga dieta në Kuvend si dhe 647 640 lekë të ardhura nga pensioni i ish-pozicionit të punës. Nga të ardhurat nga paga, Berisha thotë se një llogari bankare i është shtuar me 1 056 745 lekë. Sali Berisha dhe bashkëshortja e tij, Liri Berisha, deklarojnë edhe shatë llogari të tjetra bankare, por ndryshimet sa i takon vlerës së tyre janë modeste.
Pasuria e familjes Berisha për vitin 2016
Sali Berisha, pasuria për 2016
Llogari në emër të Sali Berishës, shtuar me 1 056 745 lekë.
Llogari në emër të Sali Berishës, shtuar me 3 USD.
Llogari në emër të Sali Berishës, nuk ka ndryshim.
Llogari në emër të Sali dhe Liri Berishës, pakësuar me 37 euro.
Llogari në emër të Sali dhe Liri Berishës, pakësuar me 18 USD.
Llogari në emër të Liri Berishës, shtuar me 1 149 lekë.
Llogari në emër të Liri Berishës, shtuar me 128 lekë.
Llogari në emër të Liri Berishës, nuk ka ndryshim.
Sali Berisha, të ardhura nga paga dhe shpërblime në Kuvend, 1 387 897 lekë.
Të ardhura nga dieta në Kuvend, 141 020 lekë.
Të ardhura nga pensioni i ish-pozicioni i punës, 647 640 lekë.
Të ardhura nga pensioni, Liri Berisha, zero.
Të ardhura nga interesat bankare, Sali dhe Liri Berisha, 690 lekë.
Shkëlzen Berisha, pasuria për 2016
Të ardhura të krijuara nga shitja e pasurive të paluajtshme, 600 000 mijë euro.
Të ardhura nga konsulenca juridike, 3 000 000 lekë.
Të ardhura nga qiraja, 47 956 euro.
Llogari në lekë shtuar me 2 133 215 lekë.
Llogari në euro shtuar me 130 630 euro.
Është mbyllur kredia për blerje apartamenti, 252 998 euro.
Llogari bankare pakësuar me 152 euro.
Llogari bankare pakësuar me 174 521 euro.
Llogari bankare pakësuar me 1 790 euro, 42 543 lekë.
Të ardhura nga punësimi, 961 956 lekë.
Shuma për 250 000 eurosh i është dhënë borxh kompanisë…ku pronar është Shkëlzen Berisha.
Vazhdon kredia për blerjen e makinës, shlyer 12 912 euro, detyrimi i mbetur 11 460 euro.
Argita Berisha, pasuria për 2016
Llogari bankare shtuar me 659 619 lekë.
Llogari bankare në euro, zero.
Llogari bankare në USD, shtuar me 408 USD.
Llogari bankare shtuar me 8 cent.
Llogari bankare shtuar me 78 USD.
Llogari bankare shtuar me 31 USD.
Llogari bankare shtuar 34 768 euro.
Llogari bankare në lekë, shtuar me 222 527 lekë.
Llogari bankare shtuar me 1 350 225 lekë.
Llogari bankare pakësuar me 5 euro.
Llogari bankare, zero euro.
Llogari bankare shtuar me 15 955 euro.
Llogari bankare shtuar me 11 USD.
Llogari bankare shtuar me 798 084 lekë.
Rroga në Fakultetin e Drejtësisë, 1 031 646 lekë.
Të ardhura nga mësimdhënia në fakultete private, 1 149 936 lekë.
Të ardhura nga e drejta e autorit, 640 869 lekë.
Të ardhura nga qiratë, 34 800 euro.
Të ardhura nga interesi, 600 USD.
Të ardhura nga Rektorati, 20 400 lekë.
Honorare dhe shpërblime, 642 691 lekë.
Argita Berisha, pasuria për 2015
Shtesë llogarie, + 520,307 lekë.
Pakësim llogarie, -45,454 euro.
Shtesë llogarie, + 24,00.00 USD.
Pakësim llogarie, -45,279 euro.
Shtesë llogarie, + 52,108 USD.
Shtesë llogarie, +110,332 USD.
Pakësim llogarie, -131,142 euro.
Pakësim llogarie, -329,200 lekë.
Shtesë llogarie, 296,074 lekë.
Pakësim llogarie, -5,00 euro.
Pakësim llogarie, -117,921 euro.
Shtesë llogarie, +133,090 USD.
Shtesë llogarie, + 20,000 USD.
Shitje dyqani, 28 m 2, 45,000 euro.
Blerja apartamenti 128 m 2, 179,000 euro.
Blerja bodrumi, 26,370 euro.
Rroga vjetore në fakultet, 916,299 lekë.
Mësimdhënie në fakultete të tjera, 1,025,000 lekë.
Të ardhura nga e drejta e autorit, 459,236 lekë.
Të ardhura nga qiratë, 42,900 euro.
Të ardhura nga interesi, 19,475 lekë.
Të ardhura nga rektorati, 61,200 lekë.
Honorare dhe shpërblime, 949,047 lekë.
Të ardhura nga shitja e dyqanit, 45.000 euro.
Pasuria e Shkëlzen Berishës ndër vite
Pasuria për vitin 2015
Pakësim llogarie, -156.00 euro.
Shtim llogarie, + 6,156.00 euro.
Shtim llogarie, + 995,400 lekë.
Pakësim llogarie, – 8,308.22 euro.
Llogari rrjedhëse, – 1 271 lekë.
Llogari rrjedhëse, + 5 892.91 lekë.
Llogari e re, + 96,547.23 euro.
Të ardhura nga konsulenca juridike, 1.000.000 lekë.
Të ardhura nga punësimi, 759.789 lekë.
Të ardhura nga qeraja, 47,956 euro.
Kredi për apartament, 254.005 euro, shlyer 29.154 euro.
Kredi për makinë, 23,222.10 euro, shlyer 12,912 euro.
Kontratë qiraje në Lundër, 18,000 euro.
Pasuria për vitin 2014
Të ardhura nga rroga nga “Albanian Legal Company”, 1 266 628 lekë.
Të ardhura nga dividenti nga “Albanian Legal Company”, 954 068 lekë.
Të ardhura nga qiraja, 50 350euro.
Gjendja e llogarisë bankare, pakësuar me – 17 673 euro.
Gjendja e llogarisë bankare, pakësuar me – 46 932,75 euro.
Gjendja e llogarisë bankare, pakësuar me – 156 euro.
Gjendja e llogarisë bankare, shtuar me 1 621 719 lekë.
Gjendja e llogarisë bankare, pakësuar me – 1 279,66 lekë.
Gjendja e llogarisë bankare në Suedi, shtuar me 7 300 korona suedeze.
Kredi bankare 277 200 euro.
Detyrim huaje 34 222 euro.
Pasuria për vitin 2013
Blerje apartamenti me sip. 198 m2 dhe parkingu në ETC, 346 500 euro.
Të ardhura nga konsulenca ligjore 4 520 814 lekë.
Të ardhura nga dhënia e apartamentit te ETC me qira, 31 964 euro.
Marrje kredie me vlerë 277 200 euro për blerje apartamenti.
Pagesë detyrimi me vlerë 2 796 euro për kredi.
Pagesë detyrimi me vlerë 9 673 euro për kredi për blerje automjeti.
Pagesë qiraje për zyrat në Lundër 4 800 euro.
Pasuria për vitin 2012
Të ardhura nga aktiviteti në fushën e konsulencës ligjore 5 668 384 lekë.
Kredie 55 000 euro për blerje automjeti.
Blerje automjeti me vlerë 85 000 euro.
Pagesë detyrimi 3 228 euro për kredi bankare për blerje automjeti.
Pagesë detyrimi 12 000 euro për marrje me qira të një banese në Farkë.
Pasuria për 2011
Llogari rrjedhëse në Bankën Credins, pakësuar me 368 lekë.
Pakësuar llogaria rrjedhëse në Intesa San Paolo Bank 23 652. 68 euro.
Pakësuar llogaria rrjedhëse në Intesa San Paolo Bank 360 lekë.
Pakësuar llogaria rrjedhëse në Intesa San Paolo Bank 2 067. 91 euro.
Llogari rrjedhëse në bakën SEB, pakësuar me 5 145 13 SEK.
Të ardhura si konsulent juridik 1 842 680 lekë.
Kontratë qiraje të një banese në adresën Vila B9, Kompleksi Garden Vila, Fshati Lundër, Komuna Farkë, 12 000 euro.
Pasuria për vitin 2010
Shtuar llogaria rrjedhëse në Intesa San Paolo Bank 130 203 euro.
Të ardhura nga aktiviteti provat në fushën e pasurive të paluajtshme 150 000 euro.
Pakësuar llogaria rrjedhëse në Intesa San Paolo Bank – 3 600 lekë.
Shtuar llogaria rrjedhëse në bakën SEB, Suedi + 23 802 SEK.
Llogari në Bankën Credins 462 371.
Të ardhura si konsulent juridik 3 632 528 lekë.
Pasuria për vitin 2009
Të ardhura nga aktiviteti provat në fushën e pasurive të paluajtshme 308.599 euro.
Makinë 18 mijë euro.
Kush e mban mend qe Nexhmije Hoxha ne 1993 u denua per kafe qe ishte 1 e miljarda e berisharrameve ?
.
Shikoni ku banon Nexhmija qe eshte si kotec para vilave te shekive te viqidolit…
.
Pra ketu eshte dhe gabimi i Thanos
ne kete artikull qe duhet te ngule kembe
te hapja e BURGUT TE VIP-AVE
dhe le te jete
shkerdhen berisha
banori i pare…
ne te kunderten te themi
se vetingu eshte
nje pordhë e Donald Lusë
dhe një fënde e Edi Ramortjes
E mrekullushme
Kryeveper filozofike,qe do vleresohet ne shekujt e ardhshem.
Arsyeja:
-Shqiptaret keto 27 vjet jane katandisur nga sundimtaret deri tek buka e gojes!
Pallavrat e mireqenies si ne Zvicer,etj kane marre fund me kohe ndaj per shumicen Shqiperia nuk eshte atdheu i tyre,sepse eshte bere prone e politikaneve,gjyqtareve,prokuroreve etj!
Kur te perdhosin historine,heronjte,monumentet e kultures mijravjecare,kur shkaterrojne arsimin,shendetesine,bujqesine,ushtrine,pyjet,mjedisin,minierat etj,nuk ke pse rri me ketu,por syrgjynosu sa me pare!
Prap ketu ti o gelbaze e sakatosur ne fiqir dhe e tromaksur ne shpirt? Mos e beso po deshe o ZOG GAMORI, por kur vleresimet e kryeveprave i bejne ca minj te pjerdhur gjirizesh, autori e ndjen veten vertet krenar.
Fershellimat e pordhave mund t’i leshosh atje ku fut koken dhe ushqehesh cdo mengjes, e pra ne vere te halese, dhe jo ne forumet e gazetarise. Nese dikur Partia te surgjynosi ne mocalishtet e Myzeqese, sot ben mire te te surgjynose komplet nga kjo toke e bekuar nga zoti por e mallkuar nga ju qelbesirat e kombit.
Hahahahahaha cfare kricash shurrtarake na paska bere peshqesh gamori.
T’i lumte pena, Viktor.
Te lumte mendja dhe dora Z.Viktor Respekte.
Si gjithnje Viktor Malaj mgjse e ka pseudonim dhe kam pershtypjen se eshte nga Fieri si gjithnje e ka qare…Eshte nga te paktet e kesaj gazete te cilin e lexoj me endje…
Sikur KADARENA ta shkrinte gjithe talentin, pervojen, dhe te zbrazte ne leter gjithe kapacitetin e tij mendor, ai do te dukej DURDOLEC perpara autorit te ketij MEMORIALI
MEMORIAL ky qe mesiguri duhet t’i kete futur ne mendime te thella edhe… DH.I.P.-at
* DH.I.P ( Persona Vërtet të DHjerrë )
me pyeti njeri:-c’domethene vip?si deshifrohet?”meqenese nuk gjenja fjale per ta zberthyer iu pergjegja:-ketu ne shqiperine tone ka kuptimin Vrima Ime e Palluar.
Te lumte pena ,o Viktor Malaj.Po,si do t`ia bejme.Vazhdojme te perseritim Migjenin: O, si nuk kam nje grusht te forte? / T`i bie mu ne zemer malit qe s` bezane.
Per,prototipa,merren,3-4,tipa
Berisha,
Ariani,
Ajo,e c’est,la,view
“Big,brother,etc. .
une mendoj se pasi ishin shpikur rruget, e pastaj karrocat, pastaj makinat, u nevojit shoferi. Sistemi i Kapitalit, siç e shpjegon praktikisht Marksi, ka nevoje per spekullatore e shfrytezues, dhe spekullatori e shfrytezuesi po nuk qene maskarenj s’e bejne dot detyren. Bej çudi, se autori sikur e ka shkruar fillimisht per spekullatore si Trampi i Amerikes, pastaj e ka shtuar dozen per maskarenj shqiptare si salinjte e gjer tek kriminelet kokerruar qe i gjen ne Tirane e rrethe me makina te shtrenjta, qe vetvetiu si struci qe fut koken ne rere por trupin e le perjashta, nga kjo autoreklame e shpifur te mjafton te krijosh idene e me ke ke te besh e mandej te marresh me mend se si e ka bere pasurine. Po te ishte Xhaxhi i kohes se Qepes(siç thote nastro), keta tipa s’do kishin shans te gezonin shperblimin e maskarallekut. Por tani eshte koha e Por..dhes, ku pak a shume, ne tere boten e civilizuar dhe jo, nuk behesh tip i rendesishem po nuk spekullove, po nuk bere evazion fiskal, po nuk vrave me pambuk ose plumba – ç’rendesi ka arma e perdorur. NUk e gjej dot nese miliardat e trafiqeve jolegale krijuan Zvicren e llogarive bankare te fshehta dhe parajsat fiskale, ose maskarenj e spekullatore me te rafinuar krijuan keto struktura per te qarkulluar paraja e trafiqeve, evazionit fiskal dhe superfitimeve te kontrabandes dhe shfrytezimit te njerezve. U krijuan ne Perendimin e qyteteruar programe si big Brother dhe duke perseritur te njejten mizerje perfundon qe shtresa me e madhe e njerezve te pranoje mizerjen e madje t’i beje elozhe, siç tha i ndjeri Tonin Tershana, qe nuk eshte faji i atyre qe shesin gjepura, por i atyre qe duan ti blejne me çdo çmim.. Po te ishte vetem aspekt ekonomik kjo yshtje pas maskarallekut karshillekut me Ligjin , ndofta do kishte presion mbi organet ligjore e do kufizohej fenomeni, por duke qene se kjo eshte shtrire ngado ne kulturen e masave, me shume gjasa nuk ka kthim tek vlerat. Ka rene Bastija me kohe, Fitimi dhe berja e parase me çdo mjet e menyre jane slogani i dites, modeli i kohes. “Kur fiton 10%, Kapitali eshte i pakenaqur. Jepi 20% dhe fillon te levize, 50% dhe ai gjallerohet. 100% dhe Kapitali shkel me kembe te gjitha rregullat e ligjet humane. Jepi 300% dhe s’ka perendi ta ndaloje qe te vrase. Nese rremuja dhe shkaterrimi sjellin para, Kapitali do mbeshtese si njeren dhe tjetren e do shfrytezoje gjithshka” – thote T.J Dunning. Nqs Arjan Canit do ia lejojne, ai do beje emisonin e tij bordello live, se kjo i sjell volum shikuesisht dhe shume debat, qe sigurisht sjellim fitime, ne mos pjeserisht ia ka arritur. Apo te kritikosh Big Brother, qe edhe nese te gjithe e pranojne se eshte banale te futesh ne nje shtepi njerez qe duhet te luajne rolin e pulave ne kotec, prapeseprape emisioni vazhdon, se dikush siguron fitime nga antivlera. E perfundon qe te zbatosh regullin qe keshillonte kisha dikur; doren qe s’e mund dot, puthe! Pranojeni maskarallekun, banalitetin, shtetin paralel te fuqise se parase, se kjo eshte kultura e fitimit. Shkrimi i z. “Viktor Malaj” veç po na kujton se ku po shfaqen metastazat e kesaj semundjeje te pasherueshme, por nuk ia do nderi dhe as arsyeja te thote shkoqur se betejen me kete semundje te pasherueshme shoqeria humane e ka te humbur.
Neo-Liberalizmi është fundi i planifikuar përfundimtar i demokracisë / Reiner Mausfeld
fjala e duhur do ishte Deregulation, eleminimi i rregullave dhe normave legjistlative, kryesisht ne fushen e ekonomise dhe financave. Ne fund te fundit behet per ti dhene mundesine maskarenjve qe te bejne para sa me shume, duke mos iu nenshtruar rregullit te pergjithshem. Psh, me e thjeshta, nje biznesmeni i lejohet qe ne fund te vitit ti shkarkohet tvsh nga gjithshka qe ka blere per ndermarrjen, per vete dhe familjen, kurse nje punetori nuk i behet e njejta gje, por paguan gjithshka me tvsh brenda.
Mqs. te dogji kaq shume fjala neo-liberalizem (fshiji lotet gjermono) sa qe u detyrove te hapesh qitapin e ekonomise dhe te peshkosh fjalen ç’rregullim (pajtohem 100%), atehere zamet e ke po s’ja shkule pak veshin dhe ketyre (mos kliko djathtas se e hongre…) kriçave te frikesuar
„Theçarizmi nuk e ka prejardhjen nga zonja Theçer, ai ishte pregatitur para shumë kohësh prej grupeve intelektuale, të cilëve gazetat e mëdha shpesh u kishin krijuar hapësira të gjera publike.“ / Pierre Bourdieu
Me vjen “keq ” te te them:
Penda e mindimit tend nuk din te shkruaj keq,shkel e shko sa per adet.
Vashdimisht i persosur qe na gazllen me keto shkrime ne nji kohe te zymte demokratike.
Kem nji vrejtje,ku shkruan:
” Të tillë synojnë të bëhen të pasur dhe të varfër,”etj etj.
Po te ishte keshtu,bota do binte ne qetesi)
Z.Viktor askush nuk synon te behet i varfer.Por duan ti lergohen varferise ne kahun e pasurise qe kjo sjelle gjithe brengat e luftrate e pakenaqesise ne mbare shoqerin e botes per mbijetese.Ku vertetohen luftra,ndrim sistemesh shekullore pa pushim po me teper ngutje qe ne fund te bilancit i mban,precipitojne mbi kurrize te cdo popullit.
Komplimente per kete shkrim real dhe te shkruar perfekt.
E ke qare kete shkrim, bravo !Nuk i heq asnje presje cdo fjaie! Na mbyten idiotet edhe ne politike e media…. keta te dytet edhe me te peshtire kur bejne sikur…… te shohesh jeten reale te tyre e familjes nga vijne te ze tmerri! bravo Viktor Malaj!
Nèse vèmendja dhe pèrqèndrimi, vèrtetè do ti kushtohej vetèm medias vizive, me Ljubojat qè jetojnè nèpèr studio tallavaje dhe Muçèt e Nanove qè deklarojnè Gjergj Kastriotin pèr kinez, me Mulèt e Shishtavecit dhe Saliun e Viçidolit, apo atè armatèn e turmès sè çoroditur, mè shpesh tè zhveshur se tè veshur, qè nxirret nè trotuarin e ekranit, nga pronarèt e televizioneve shqiptare,,,, vèrtetè mund tè krijosh mendimin sipèrfaqèsor, se shqiptarèt kanè shkuar pèr lesh.
Ka edhe njè Shqipèri tjetèr Z.Malaj. Ka edhe njè, qè edhe pse shumicè absolute, nuk bzan sepse nuk do tè jetè pjesè e kètij perversiteti tè zhurmshèm.
Ajo shumicè, shkon voton, dhe i beson programit politik tè kètij Kryeministri qè kemi sot,,, ndoshta me qèllimin e veçantè, pèr ti dhènè fund kèsaj nevojtoreje publike.
A ka gjetur pèrfaqèsim politik kjo shumicè, tek politika e kètij Kryeministri?
Apo ka ndodhur shumè mè tepèr ajo tjetra? Ajo qè èshtè edhe mè fatale sesa kjo paradè manjakèsh teveqelè, ajo qè heq edhe shpresèn e fundit se do ia vlente durimi.
VIP?
Jo çdo gjè qè pèllet dhe pallohet nè ekranet e KLAN, pèrfaqèson shumicèn shqiptare. Ajo lojè, merr fund shpejt, nèse dikush me mandat qeverisès, e ka seriozisht nè zemèr, gjetjen e njè rrugèdalje nga ky batak.
Mirèpo, nèse ai, shpenzon mè tepèr energji dhe kohè, pèr tè takuar natèn, Lulin e 21 janarit, atèherè TALLAVAJA do vazhdojè. Ajo, ka “funksionin zbavitès”, pèr shtresèn qè krijoi ky tranzicion. Janè akoma minoritet, por tè zhurmshèm ama.
Te lumte z. Troplini !
Jane pikerisht shqiptaret e asaj shumice ansolute, ata qe po e ndertojne gur pas guri dhe do te vendosin se shpejti per fatin dhe te ardhmen e Shqiperise se Re.
Me qendrimin e saj kundershtues, ne zgjedhjet e fundit shumica absolute u tregoi kartonin e kuq V.I.P-ave viktorjane, gje qe deshmoi me shume se cdo here tjeter, nje pjekuri te larte politike, te cilen do ta kishin zili dhe vendet e zhvilluara perendimore.
Zgjedhjet ne “laboratorin ballkanik” ishin si te thuash nje “Vorgeschmack” per ate c’fare mund te ndodhte nja dy muaj me pas ne Gjermani. Tashme jemi ne mesin e dhjetorit dhe partite atje nuk kane rene akoma ne ujdi, se si dhe prej kujt duhet te qeveriset vendi. Liberalet vendosen kushte paraprake, te papranueshme per partine e asaj, qe mediat principale dhe gazetaret alfa deri para pak kohesh e hymnizonin si “zonje e hekurt”. Te “Gjelberit”, qe te kujtojne pak a shume kameleonet, jane te gatshem te bejne koalicion duke u terhequr nga preferencat e tyre fillestare, por kjo do te conte ne krijimin e nje qeverie minorance, pa stabilitet. Pas tkurrjes se dukshme ne elektoratit, social-demokratet qe gjoja do benin “opozite te forte” e kane kthyer tashme pllaken, dhe pritet te vazhdojne koalicionin e madh per te treten here resht.
Cfare do te thote e gjithe kjo loje ping-pongu?
Kjo do te thote se pakenaqesite me menyrat e qeverisjeve nuk po ndjehen vetem ne Shqiperi, por edhe ne vendet perendimore. Kudo te krijohet pershtypja se disa qeveritare kane dale nga udha e zotit dhe nuk po i japin sa duhet rendesi plotesimit te kerkesave imediate te qytetareve. Mekanizmat parandaluese kunder renimit te shtetit social po shkojne gjithnje drejt demontimit, nderkohe qe popullata, dikur homogjene sot multi-kulti, sa vjen dhe shtohet. Pasojat e ketyre politkave neoliberale bien kryesiht mbi shpatullat e shtreses se mesme dhe te ulet, e pra te asaj qe ju me te drejte e quani shumice ansolute.
– Por cilet jane “arkitektet” e krijimit te kesaj bote VIP-ash, qe kerkojne te jetojne te shkeputur nga bota qe krijoi dhe na dhuroi i madhi zot?
– Por cilet jane “projektuesit” e vertete te kesaj bote te ndyre elitare, e cila na shfaqet ore e minute ne ekrane televizionesh, a thua sikur te jene ata udherrefyesit tane dhe askush tjeter?
Por cilet jane “ideatoret” e emisioneve, me drejtues, gazetare, opinioniste, analiste dhe perrallistë te perzgjedhur nga dora e VIP-ave?
Per keto e te tjera ftoj lexuesin te lexojne librin „Si e organizojnë elitat pushtetin“ te shkrimtarit gjerman Marcus Klöckner.
Gjate nje interviste te gjate me gazetarin Jens Wernicke, ai ka shpjeguar me imtesi, se cilat jane faktoret e degradimit gradual te demokracise, dhe cfare roli te rendesishem luajne mediat principale (mainstream) ne jeten tone te perditshme.
***
Demokratura
Nga Jens Berger
Elitat në vend janë duke diskutuar për vite me radhë në lidhje me efikasitetin, logjikshmërinë, avantazhet dhe disavantazhet e demokracisë. Prangat e demokracisë për elitën po bëhen gjithnjë e më të bezdisshme.
Por cilat janë këto „elita“? Si e organizojnë dhe e ushtrojnë ato pushtetin e tyre? Dhe si ja të arrijnë ato që të ketë kaq pak mekanizma vetëmbrojtëse kundër rënimit të vazhdueshëm të shtetit social, mungesës së solidaritetit, dhe shthurrjes së demokracisë?
***
Kaq sa per nxemje… Jane plot 48 minuta. E gjitha ne shqip
VIKTOR MALAJ QAN CDO SHKRIM TE TIJ !
Viktor Malaj eshte nderi I analizes dhe gazetarise shqiptare.
Arma e krijimtarine se tij eshte e verteta, fakti, syri i mprehte, mendja e ndritur , mesazhi i forte njerezor.
Viktor Malaj asnjehere nuk u shit as nuk u ble !
Viktor Malaj mbetet maja e analizes dhe gazetarise shqiptare.
E qendisur..
Hapesira,dhe,injoranca,s’kane,fund…..!!!
Ainshtain…..!
Fjalia e fundit(,qe ben dhe konkluzionin e shkrimit(ju vip-a,jeni shembelltyre dhe morali i kohes….fatkeqesisht druaj,se sic jeni ju sot,do te jete Shqiperia neser)bie ne kontrakdite gjysma e pare e konkluzionit me gjysmen e dyte,ku ne kete pjese te dyte thoni: si formimi i vip-ve sot do te jete Shqiperia neser.’
Kur Vip-at tane,jane vec produkt i kesaj turme amalgam,qe quhet shoqeri shqiptare,Shoqeri qe qysh ne gjenezen e saj,nuk e ka dashur asnjehere punen,qe eshte ne themelet te formimit te homo sapiens,i cili duke punuar dhe menduar dite mbas dite,arriti ne keto mrekulli zhvillimi te sotem,
Ne vazhdim qe parazitizmi te gjallonte, ne perdorem format me amorale njerzore te pershtatjes me dushmanin.
Ne vazhdim,komunizmi ja u ushqeu dhe me tej neverine gjenetike qe kishin per punen kesaj shoqerie:qe per aq sa punonin shperbleheshin dhe hanin si skllever.
Nje turme me te tille formimi ti jepje liri,do te provokonte vec levizje kaotike shperberse komb dhe shtet formuese.
Normale qe ata qe do ta kryesoni kete levizje pa gardhe,per perfitimet e tyre te mbrapeshta personale do te ishin produkt mitrash kullash vicidoli apo cepanit me katundaret e tyre per rreth.
Por tragjedija e vertete e ketij vendi eshte se dhe lloji i ´´intelektualeve´´ te qytetit si ngjela,zheji, lubonja,fevziu,etj,kane shperfaqur tere kohen devizen:
Zjarri le ti bjere ketij vendi dhe ketyre njerezve,boll qe une te marre nje karrige,qe ta administroje si mbreterine time,duke e shtuar dhe me shume levizjen kaotike te vendit.
Eshte e vertete qe Rama, me nje durim anormal shqiptar ka arritur,mbas kaq kohe stermundimesh,ta ktheje timonin e kesaj makinerie tej e amortizuar drejt perendimit.
Por vec mos te ishte ndihma direkte e perendimit,per te minimizuare gjate gjithe kohes, kafshimet helmuese te kopese se mesiperme,ku vend do te vazhdonte udhetimin pa kthim ne hapesirat e erresirave mesjetare aziatike.
Viktor Malaj,
Shkrimet Tuaja janë udhërrëfyese të qarta drejt ditëve më të mira, drejt dritës!
Shkrimet Tuaja më bëjnë të harroj moshën, ato me rinojnë!
Unë një lexues i përditshëm i http://www.gazetadita.al, nga thellësia e shpirtit Urojë: Ju dhe të gjithë ata që i donë dhe që të duanë pa hile, Gëzofshi shëndet të plotë dhe suksese në të gjitha drejtimet!
Me Viktor Malajn-
“Lexoni dhimbie emigranti:
Vec ne tadhe te me prehen eshterat!”
Eshte viti 2009-te
Rroj syrgjynosur tej oqeanit.
Dy dekada jashte vatanit
Kur vendi perjeton ato dite.
Ajka e vendit ne emigracion
Kur duhet perqendruar ajo,
Intriga thurur kulisave..iso…
“Rruga hapur,drejt Europes shkoni”
Si vullkan kur pa pritur shperthen,
Te shumevuajturit,te pa shprese,
Cajne kufijte ,kaptuar dete,
Pseudot, ua vrane qetesin.
Lakmimtaret pushtetare c’nuk bejne,
“Teori” makabre ..”fillimi xero “,
Shkaterruan gjithcka nga themeli
Uzina ,fabrika,shkolla e spitale.
*Tjeter jete enderruar,si shumica
Zhgenjyer,shkuaria drejt Europes,
Plot peripeci,pas femijeve u nisa,
Vite shkuar,bere gazi botes.
Gjuha s’di,kaluar 70 vite
Tej oqeani rri, numeroj Yjet
Ketu jeton, kush punon, integrohet,
Keq vellezer,pa pune nuk jetohet.
Ne bedium,kohen vras,lexo shkruaj
Fal kompjuterit, me ju jetoj.
Shih me sy e plas me zemer -vrerosur,
Enderroj per t’u kthyer e VARROSUR.
VO.- Nendor 2009 shkruar/
Asnje fajale s’kam sot per te shtuar.
Realizofsha (jo ne arkivol);
ate vargun e fundit…
shkruar.
Pavaresisht c’ka aty,enderrat..
pa realizuar..
Gezuar Vitin e Ri 2017-VELLEZER e BIJ…
Dhimbia e madhe D.