Nën moton “Ti ke forcë që nderon Kombin”,në mbarë vendin vijon aktiviteti për rekrutimin e të rinjve nga mosha 18-27 vjeç,që kanë dëshirë të zgjedhin një karrierë profesioniste pranë Forcave të Armatosura Shqiptare.
Këtë të enjte ekipi i përfaqësuesve të FA ishte në qytetin e Durrësit, ku nën moton “Ti ke forcën që nderon kombin” vijoi informimin e të rinjve dhe të rejave duke i ftuar ata të zhvillojnë karrierën brenda FA. Fushata u ndoq edhe nga zv.ministrja e Mbrojtjes Dallëndyshe Bici, e cila tha se, “angazhimi si pjesë e FA të jep nder e krenari. Jemi shumë të kënaqur me regjistrimet në qytetin e Durrësit“.
Nga ana tjetër, kapiteni Edison Kaja ishte në qytetin e Beratit ditën e sotme për rekrutimin e të rinjve. Aktiviteti i ushtrisë u zhvillua përpara bashkisë Berat,ku ishte shtrirë edhe ekspozita dhe informacione në lidhje me rektutimin.
Fushata e rekrutimeve përveç qendrave të rekrutimit në çdo qark, deri më tani ka shkuar në disa qytete; Elbasan, Korçë, Lushnje, Shkodër, Vlorë, etj. Janë rreth 400 vende të lira aktualisht, pranë FA për ushtarë dhe detarë aktivë për të gjithë të rinjtë apo të rejat nga 18 deri në 27 vjeç me arsim 9-vjecar, të mesëm apo të lartë.
Të gjithë kandidatët fitues do të përfitojnë një pagë mujore dinjitoze si asnjëherë më parë, përgatitje fizike dhe profesionale të vazhdueshme brenda dhe jashtë vendit sipas standardeve të NATO dhe një karrierë të sigurt.
a.m/dita

nuk jua kane permendur se rekrutet e FA do jen qente mercenare te amerikes dhe shqiperise se ndyre fashiste qe ajo promovon
Nje shanc i mire ky per te interesuarit jeta kerkon sakrifice te madhe.
Sa eshte paga dinjitoze qe do paguhen keta rekrute? Me cfare armesh do trajnohen, kur ne si FARSH nuk disponojme asnje? Cfare trajnimi do bejene keta rekrute, kur dihet qe ne jemi akoma me mbrojtjen dhe sulmin sipas taktikes se para 40 vjeteve me zenien e bazes se nisjes dhe sulmit te fundit me urra. Pse nuk u thuhet qe 3 vjeteg e para do jene roje ne vendroje per te ruajtur gardhin. Perse nuk u thuhet se sa eshte realisht numri i largimeve nga ushtria dhe perse akoma ushtaraket aktuale nuk po marrin akoma rritjen e pages prej 30%?!