TI: Korrupsioni në Shqipëri e Kosovë u rrit gjatë vitit 2013

anazapta

Organizata Transparency International ka publikuar raportin vjetor për perceptimin e korrupsionit. Në raport vihet re rënia e Shqipërisë me tre pozicione, çka tregon rritje të perceptimit të korrupsionit krahasuar me një vit më parë.

Në listën prej 177 shtetesh, Shqipëria renditet e 116-a, ndërsa një vit më parë gjendej në vendin e 113. Edhe Kosova ka shënuar një rënie me pesë pozicione, duke zbritur nga vendi i 106 në vendin e 111.

Rënie vërehet edhe përsa i përket rezultatit të arritur nga këto dy vende në perceptimin e korrupsionit. Shqipëria nga 33 pikë bie në 31 ndërsa Kosova nga 34 në 33 pikë. Dy vendet me rezultatin më të lartë janë Danimarka dhe Zvicra.

Krahasuar me vendet e tjera të rajonit, si Shqipëria edhe Kosova janë më poshtë se Maqedonia, Mali i Zi, Bosnja, Serbia dhe Moldavia.

Në krye të listës qëndron Danimarka, si vendi me më pak korrupsion, ndërsa në fund renditet Somalia.

Share This Article
1 Comment
  • Ndersa arsimi ka takuar fundin. Sipas nje anketimi te sapo shpallur nga OCDE-ja per nivelin dhe performancen nivelit arsimor ne 65 vende te botes pergjate vitit 2012, Shqiperia per nivelin e saj “te larte” te arsimit ka fituar “Kesulen e gomarit”, – bejne te ditur agjencite e lajmeve. Domethene ka zene njerin nga vendet e fundit ne renditjen boterore per nivelin e arsimimit ne bote. Dhe kjo kur gebelsat e regjimit te shkuar dhe harruar na mburreshin me “ekselencat tona ” dhe me mbi 40 universitetet private te nivelit nderkombetar… Si ne çdo fushe edhe ketu rrenimi eshte trumpetuar si sukses i çartur i demokracise… Por faktet flasin vete. Shqiperia e fitoi “Kesulen e gomarit” ne arsim, por qeveria e shkuar dhe e harruar, nuk arriti dot tu hedhe shqiptareve trute e gomarit. Prandaj edhe ata i dhane nje shkelm te mire bytheve kesaj klike qe rrenoi gjithçka pergjate 20 vjeteve. Rezultatet e renditjes mund te gjenden edhe ne Google: Classement international Pisa 2012

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *