“Ti nuk ke bërë asgjë për SHBA”

Elton Tafaruci

Kandidati republikan për President Donald Trump ka tërhequr sërish vëmendjen me sjelljet e tij të pahijshme.

Ai u kritikua shumë pasi talli nënën e një ushtari të vrarë mysliman, e cila qëndroi në heshtje teksa bashkëshorti i saj nisi ta sulmonte Trump-in me një fjalim.

“Shihni bashkëshorten e tij, thjeshtë rri aty në këmbë, dhe s’ka asgjë për të thënë. Ose mbase nuk e lejon bashkëshorti të flasë,” tha Trump.

Ndërkohë bashkëshorti i Ghazala Khan, Khzir foli në Konventën Demokrate duke iu drejtuar Trump se ky i fundit kurrë nuk kishte shkuar ndonjëherë në varrezat ku dergjej i biri që kishte rënë dëshmor për Amerikën në Irak në vitin 2004. “Të paktën djali im e ka bërë diçka për SHBA-në,” tha Khzir Khan.

Ndërsa vetë e përqeshura nga Trump, Ghazala tha: “Trump nuk mund ta kuptojë dhimbjen e një nëne. Kur bashkëshorti im kujtoi djalin tim në Konventë, ndjeva shumë mungesën e tij, isha tejet e emocionuar dhe nuk mundja të flisja asnjë fjalë”.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *