T’i shpallim nder i kombit

redaktor

Dërguar me SMS

në numrin e redaksisë

Dita, mendoj që vjedhjet në përmasa si ato në banka, përfitime nga tender koncesionet, ato të ilaçeve, këto me tvsh-ra e me ku di unë, të amnistohen nga Parlamenti. Njerëz me kontribute të tilla s’duhen trembur, pasi ikin jashtë vendit me gjithë lekë e mbyllin bizneset duke lënë njerëz pa punë. Këta vërtet kanë vënë dorë mbi paratë tona, por edhe kanë investuar. Ata duhet të nderohen, dekorohen, të mos ngurohet, por të shpallen jo qytetarë nderi qytetesh, por nderi i kombit. Mazhoranca të tregojë vullnet për këto çështje se ka mbështetjen e opozitës. Ajo ka ngritur zërin në mbrojtje të tyre disa herë. Vetë gjykatat tona i kanë nxjerrë pronarët, bankierët, nëpunësit pa faj për disa vjedhje të bujshme e këta i ka lënë të lirë si të parrezikshëm. Kush ngre zërin kundër, s’merr vesh nga politikat penale, nuk dinë se ordinerët janë të rrezikshëm se bëhen kërcënim për të pasuruarit. Xhevdet Cora.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *