Që Gianni De Biasi është shndërruar në një hero në Shqipëri askush nuk kishte dyshime. Trajneri mbetet një prej personaliteteve të Kombëtares që duhet më tepër nga tifozët.
Konfirmimi vjen nga grupimi më i madh i përfaqësueses, “Tifozat Kuq e Zi”.
Nëpërmjet një postimi të shkurtër në faqen zyrtare, tifo-grupi ka falënderuar drejtuesin e stolit. “Faleminderit Mister Gianni De Biasi! Vazhdojmë së bashku! Francë, po vijmë!”, ishte mesazhi i grupimit me mbështetës nga të gjitha trevat shqiptare.
Përveç kualifikimit historik në Europianin 2016 në Francë, falenderimi lidhet mbi të gjitha me sqarimin e pozicionit nga trajneri i Kombëtares.
Pas lajmeve kontradiktore dhe polemikave që qarkulluan për të ardhmen e trajnerit, De Biasi deklaroi se ka kontratë me Shqipërinë deri në vitin 2017.
Tekniku 59-vjeçar konfirmoi qëndrimin e kreut të FSHF-së, Armand Duka, me palët që saktësuan se prej kualifikimit në evenimentin ndërkombëtar kontrata rinovohet në mënyrë automatike, ashtu siç e parashikon një prej klauzolave.
Duke i dhënë fund polemikave të pakuptimta të krijuara, presidenti Duka dhe trajneri De Biasi rikthyen qetësinë në ambientin e Kombëtares, që tashmë mund të vijojë e pashqetësuar përgatitjet për Kampionatin Europian.

Edver Rama tha deri para dy vjetesh as qe e mendonte njeri se do kualifikoheshim ne aktivitete te medha.E lidhi dicka me gjoja qeverisjen e tij dy vjecare.
CPUNE KA RAMA ME FITORET E KOMBETARES???
E VETMJA GJE QE BERI RAMA ISHTE INVESTIMI NE STADIUME POR AJO PRAPE SKA TE BEJE ASGJE MEGJITHATE PO TA MARRESH SHTRUAR RAMA NUK ESHTE QEROS SI PUNA SALI BERISHES QE E MBANTE SHIRITIN E KUQ DHE GERSHERET BASHKE ME FOTOGRAFIN EM VETE KUDO QE SHKONTE. NA FAL SE TE SHAME BABEN TENDE SHPIRTEROR OR MARK-UKU PO KESHTU I DO DRUTE ZOGU GOMARIT.
Keshtu duhet ; te gjithe te bashkuar .Bravo ,SUKSESE te metejeshme.!
O Mark uk, shko ze kos me gjizen e thartume te plakes ose te gruas qe ke ne shtepi, rrace morracaku, zgjebs.