“Tifozat Kuq e Zi”, peticion për lirimin e Ballist Morinës

Dita

Ballist Morina vazhdon të jetë në qendër të lajmeve. Pas opozitës, edhe grupi më i madh i tifozëve të Kombëtares, “Tifozat Kuq e Zi”, kërkon lirimin e tij. Ky grupim ka bërë edhe një peticion për lirimin e Morinës, që iu është dërguar drejtuesve kryesorë të shtetit.

Peticioni:

“ LUTJE / KËRKESË

Drejtuar: Presidentit të Republikës së Shqiperisë, Sh.T. Z. Bujar NISHANI

Kryeministrit të Republikës së Shqiperisë, Sh.T. Z. Edi RAMA,

Prokurorit të Përgjithshëm të Republikës së Shqiperisë, Z. Adriatik LLALLA,

Minsitrit të Dretësisë së Republikës së Shqiperisë, Z. Nasip NAÇO.

Nga: Shtetas dhe bashkëkombas shqiptarë të Republikës së Shqiperisë, Republikës së Kosovës, Republikës së Maqedonisë, Republikës së Malit të Zi, Republikës së Serbisë dhe mbarë diasporës nëpër botë.

Të nderuar Zotërinj!

Ne, nënshkruesit e kësaj KËRKESE, të përbashkuar në gjuhë, ndjenjë kombëtare e flamur, të vëmëndshëm në çdo ngjarje e zhvillim politik dhe kulturor të kombit tonë, të vetëdijshëm për rëndësinë e aktit që po e kryejmë, L U T E M I – në vlerësimin human e patriotik nga ana e Juaj të rastit Ismail MORINA, shok, mik e njeri i dashur i yni, së fundmi arrestuar në Tiranë e mbajtur në parapaburgim nga Gjykata e Kryeqytetit. – në dhenjen e lirisë këtij bashkëkombasi, spikatur për veprimin simbolik, të guximshëm e të paharrueshëm, të ngritjes në qiellin e Beogradit të dy Heronjve të mëdhenj të historisë sonë, 14 Tetorin e vitit të shkuar. Të nderuar Zotërinj! Ngarja e 14 Tetorit të vitit 2014 në Beograd, ka çertifikuar patriotizmin, guximin, përkushtimin atdhetar dhe forcën frymëzuese të shqiptarit Ismail MORINA. Ky akt i tij dhe urrejtja e ngjallur për këtë shkak tek fqinjët tanë përherë armiq e me mendje ekstremiste deri në nivelet më të larta të përfaqësimit të tyre, bëhën imunizues ndaj çdo veprimi formalisht të paligjshëm të vetë Ismailit! Në shprehje dhe perforcim të këtij IMUNITETI që duam të konstatohet edhe nga ana Juaj, nënshkruajmë me besimin që liria e Ismailit do jetë rrjedhimisht sa më e shpejtë. Duke Ju siguruar për sinqeritetin e ndjenjave dhe shpirtin e sakrificës për komb e flamur, firmosim shqip këtë peticion”

Share This Article
3 Comments
  • MJAFT ME HIPOKRIZIRA …. SERBET NUK FUTEN NE BURG KRIMINELAT E LUFTES ..DHE NE DUAM TE FUSIM BALLISTIN …PATRIOTIN ..JO ME GJUKATA MERRE ILACE …. APO …. CDO SHQIPTAR KA NJE ARME …DHE BALLISTI KISHTE ME SHUME ARESYE PER TE MBAJTUR ….SE RREZIKON JETEN CDO MINUTE NGA SERBET ……. ESHTE E THJESHTE TA KUPTONI …APO JO…. FUSNI GJIKEN MZIUN NE BURG ..SE NE VLORE U PERMBYTEN MIJERA FAMILJE ..DHE GJIKA SBERI ASNJE KANALIZATION ..ASNJE RRUGE ..

  • Marrëzia nuk paska fund në këtë vend. Një grup tifozësh po i kërkojnë shtetit të shkatërrojë vetveten.
    Një person i kapur me armë pa leje e ka vendin në burg, pavarësisht se ai mund të jetë një personalitet apo një emër i njohur, jo më një askush si Morina. Rasti më i freskët është i deputetit Armando Prenga, i cili është në qeli dhe në pritje të gjykimit edhe për armëmbajtje pa leje. Të kërkosh të nxjerrësh nga burgu një person të tillë , do të thotë t’i vësh shkelmin të drejtës dhe të legjitimosh krimin e armëmbajtjes pa leje. Edhe përralla se i mbante për vetëmbrojtje, pasi ishte kërcënuar nga serbët, duket tejet qesharake. Nëse serbët do kishin vendosur ta eliminonin, vallë me ato dy kobure, si “daci i zi nëpër mure”, do mbrohej?
    Së pari, heronjtë janë ata që japin jetën për flamur, jo ata që bëjnë lojëra fëmijësh, duke ngritur balona në ajër. Së dyti, e quajnë hero për atë që ndodhi në Beograd, por personalisht nuk e di se ç’heroizëm ka bërë. Nuk ka paraqitur asnjë provë se ka qenë në atë kishën ku thotë, apo në afërsi të stadiumit. Asnjë film, asnjë foto, asgjë! Pasta një person i varfër siç është deklaruar, një njeri që punon si vinçier në Itali, as nuk ka para të bredhë e as mund ta lërë punën me të cilën ushqen fëmijët. Mendoj se ky thjeshtë ka marrë përsipër diçka që e kanë bërë të tjerët.

  • Ismail Morina e ka shlyer dhjetefish burgun,me vepren patriotike qe beri ne Serbi,duke e lartesuar kombin tone.Ndaj une sot bashkohem me tifozat Kuq e Zi,per lirimin e tij.
    Zoterinj gjyqetar dhe politikan; kur ju liruat Ardian Fullanin qe shperdoroj detyren dhe vodhi 700 milion leke ne bangen e shqiperise ,kurse Morina i ka dhen kombetares tre pike duke e cuar kombetaren ne Europjan,per mendimin tim nuk meriton sa nje minute ne burg!Edhe nje here u lutem ,lirojeni Ismail Morinen nga burgu !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *