Tifozët e Borusias hedhin topa tenisi në fushë, në shenjë proteste

redaktor

Tifozët e Borusias së Dortmundit nuk e kanë marrë mirë vendimin e klubit për të rritur çmimet e biletave.

Reagimin e tyre e treguan në takimin çerekfinal të Kupës së Gjermanisë. Ata hodhën topa tenisi në shenjë proteste gjatë sfidës në fushën e Shtutgartit duke ndërprerë për disa çaste përballjen.

Në minutat e para disa tifozë qëndruan jashtë stadiumit. Borusia Dortmundit është ekipi më i ndjekur në Gjermani, duke patur mesataren më të lartë të shikuesve falë edhe kapacitetit të lartë të stadiumit.

Dortmundi me fitoren 3 – 1 me Shtutgartin siguroi kualifikimin në gjysmëfinalen e Kupës së Gjermanisë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *