Tifozët e Juventusit kanë një arsye më shumë të çmenden pas kësaj vajze

entela

Ajo ka një mbiemër të njohur! Benieda Nishani në mediat shqiptare bën më shumë lajm për mbiemrin se sa “bëmat” e saj  në vendin ku jeton, Itali.

Nishani është mbesa e ish-presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishani, e cila momentalisht është në qendër të vëmendjes për shkak të fotove të nxehta me bluzën e Juventusit.

Ky set fotografik tejet provokues me siguri po i jep famën e kërkuar 27-vjeçares.

Bukuroshja bionde është rritur në Itali dhe ka qenë pjesë e emisionit të famshëm “Le Iene”.

“Dailystar” i ka kushtuar një artikull, ku Beniada komentohet si një vajzë mjaft tërheqëse. Me siguri Nishani tashmë ka pas vetes si fansa të saj edhe tifozët e Juventusit. Grupet e tifozëve në rrjetet sociale i kanë shpërndarë masivisht fotot e saj. e.r./dita

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *