Tifozët e kuq, mbi 300 bileta në Korçë

redaktor

Skënderbeu dhe Partizani gjejnë gjuhën e përbashkët për numrin e biletave që do të rezervohen për tifozërinë e kuqe në supersfidën e të premtes. \

Klubi kryeqytetas konfirmon se pas negociatave përgjatë ditës së mërkurë ka gjetur mirkuptimin dhe bashkëpunimin me drejtuesit e Skënderbeut për të mundësuar një sasi prej më shumë se 300 biletash për tifozerinë e kuqe.

Drejtuesit korçarë, – shkruhet në njoftim, –  janë shprehur të gatshëm për të mirpritur një numër të konsiderueshëm tifozësh nga kryeqyteti, të cilët do të akomodohen në sektorin e Tribunës E të stadiumit “Skënderbeu”.

Ndërkohë klubi Partizani pas takimeve me përfaqësues të tifozerisë së kuqe del garant për të shmangur çdo incident të mundshëm duke përfocuar faktin se takimi i së premtes do të jetë një festë e vërtetë sportive kjo falë edhe prezencës masive të dy tifozerive në stadium.

Udhëtimi i mbëshetësve të Partizanit drejt Korçës do të bëhen në mënyrë të organizuar dhe me një itinerar të përcaktuar qartë. Nisur nga ngjarjet e pakëndshme të javëve të fundit, të dy klubet që rivalizojnë për titullin kampion janë të angazhuar maksimalisht për të shamngur çdo incident të mundshëm.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *