Tifozët e Napolit, me ovacione për Hysajn

Dita

Napoli vazhdon që të stërvitet në Dimaro, teksa çështja e ditës vazhdon të jetë “Higuain”: do të largohet (te Juventusi) apo do të rinovojë? Ende s’dihet asgjë, por nëse për argjentinasin e ardhmja është ende një rebus, për shkodranin e Napolit, Elseid Hysaj, që pardje i është bashkuar grupit pas pushimeve, aventura me axurrët do të vazhdojë edhe për shumë kohë, sepse rinovimi deri në 2021, pra duke e shtyrë edhe një vit kontratën aktuale, është gati.

Shifrat, tashmë të ditura prej kohësh: 1,5 mln euro në sezon dhe një klauzolë e përfshirë. Do të bisedohet për çmimin e klauzolës,pasi agjenti Giuffredi s’është dakord. Sakaq, përgjatë stërvitjes së djeshme, tifozët e kanë pritur me ovacione Hysajn, që ka vrapuar bashkë me Tonelin.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *