Sulmuesi i Juventus-it Gonzalo Higuain ka zbuluar tatuazhin e ri, dhe reagimi i internetit nuk ishte edhe aq miqësor.
Sulmuesi argjentinas ka zbuluar tatuazhin e ri në pjesën e poshtme të Messi-t me frazën “Hasta la viktoria siempre”, ose e përkthyer “gjithmonë për fitore.”
Fraza lidhet me revolucionarin argjentinas Che Guevara, megjithëse Pipita mund ta ketë bërë për të shprehur shpirtin e tij fitues, se sa tendenca Marksiste.

Por internetit nuk i interesojnë shumë këto gjëra. Sidomos tifozëve të Napolit, të cilët akoma nuk janë qetësuar për tradhtinë e sulmuesit që shkoi te rivalët e Juventus.
Një foto e modifikuar ka bërë xhiron e botës, duke vendosur fjalën pasta në vend të hasta, një shaka që ka lidhje me problemet e lojtarit me mbipeshën.

