Mançester Siti-Borusia Mënshenglabah ishte një ndeshje spektakolare pasi prodhoi shumë emocione dhe gola (gjashtë të tillë).
Përmbysja e “qytetarëve” të drejtuar nga Manuel Pelegrini 4-2 nga 0-2 i dha edhe kreun e renditjes skuadrës angleze.
Dhe, si në çdo stadium tjetër kur luhet Champions, disa shqiptarë që kanë ndjekur këtë takim kanë vendosur të marrin me vete edhe flamurin kuqezi, me shqiponjën dykrenore. Bëhet fjalë për Fatjonin dhe miqtë e tij, që jetojnë në Shefilld, por që s’kanë humbur rast për të parë edhe këtë sfidë. Madje, përpara saj, përshëndesin edhe Granit Xhakën, që e kthen po aq përzemërsisht mesazhin.
Por, ajo që ndodh është e turpshme më pas, sepse në pjesën e dytë, në sektorin kur ata qëndrojnë, pranë ultrasve të Mançester Sitit, disa persona i afrohen dhe tentojnë t’ia marrin flamurin. Ja rrëfimi i Tonit për “Sport Ekspres”:
“Ishim duke mbajtur flamurin lart, teksa afrohen dy persona dhe tentojnë të na e marrin… Eshtë momenti kur Siti ka përmbysur sfidën 3-2 ndaj Gladabut. Tentoj me gjithë forcën që ta mbaj flamurin dhe në fund ia dal, teksa ndëhyrjnë edhe rojet e sigurisë për të qetësuar situatën”, do të rrëfejë për Toni, i cili tregon dhe se “pavarësisht se jemi në Angli dhe në një qytet të zhvilluar si Mançesteri, sërish episodet e racizmit janë kudo, duke nisur nga stadiumi…
Sigurisht, nuk është kudo kështu, ashtu si nuk është njësoj tifozeria, pasi bëhet fjalë për atë ekstremiste. Ndoshta, fakti që kisha përshendetur Xhakën mund t’i ketë nervozuar disi…”./Sport Ekspres

Kan qene Serb…
Jashteqitje sllave…
Jashteqitje sunite .