Makthet e “Champions League” për Gianluigi Buffon vazhdojnë pasi për këtë mendojnë tifozët të cilët sot i kanë bërë një surprizë jo të këndshme italianit në derën e shtëpisë së tij, në Toskana.
“Calciomercato” raporton se në derën e shtëpisë së portierit të Juventus është vendosur një banderolë ku shkruhet “faleminderit Real” duke ironizuar kështu me humbjen që italianët pësuan në finalen e “Champions League” 4-1 kundër gjigandëve të “La Liga-s”.
39-të vjeçarit kampion bote vazhdon t’i mungojë një trofe i Ligës së Kampionëve dhe pas 2 finaleve të humbura, më 3 qershor në Cardiff u mendua se pritja do të merrte fund, por jo, Buffon asiston në humbjen për herë të dytë brenda 3 vitesh të një trofeu të tillë prestigjioz.

