Eliminimi nga Europa League shtoi më shumë pakënaqësitë e tifozerisë së Lazio.
Pas takimit të humbur 3 – 0 me Sparta Praga, në drejtim të presidentit Claudio Lotito janë lëshuar monedha, ndërsa me drejtorin sportiv Igli Tare ka patur polemika.
Lazio pësoi 3 gola që në pjesën e parë prishi përfundimisht harmoninë me tifozërinë. Tare është ndaluar edhe nga një tifoz në dalje të qendrës stërvitore, i cili i kërkoi që të shkarkohej menjëherë trajneri Stefano Pioli.
Rezultatet zhgënjyese në kohëve të fundit e kanë zbritur në vendin e tetë Lazio.
Trajneri Pioli në sfidat e fundit i ka besuar përsëri Federico Marchetti në takimet e fundit duke ulur në stol Etrit Berishën, i cili ka qenë më rezultativ me paraqitjet e tij.
