Grupimi “Tifozët Kuqezi” ka nxjerrë një deklaratë, përmes së cilës njofton publikisht se ka mbetur tepër i zhgënjyer nga sjellja e policisë karshi tyre në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”, gjatë ndeshjes me Lituaninë. “Tifozët” e kanë cilësuar trajtimin si “çnjerëzor”, për më tepër i përsëritur sa herë që luan kombëtarja. “Tifozët Kuq e Zi” (TKZ) kishin bërë përgatitjet e duhura me rastin e ndeshjes miqësore të 26 marsit kundër Lituanisë në Tiranë. Ajo që u pa në transmetim ishte vetëm ndeshja, e cila nga gëzoi pa masë. Por prapaskena e kësaj ishte e errët, këtë e themi pasi tashmë është bërë rutinë që policia e shtetit të sillet në mënyrën më arrogante të mundshme me “Tifozët Kuq e Zi”, thuhet në deklaratë. “Kordoni i policëve që krijohet brenda tribunës D1 ku vendosen TKZ të ngjan me ndonjë oborr të Guantanamos, gjë që nuk ndodh në asnjë stadium të botës. Duam të reagojmë fuqishëm ndaj kësaj policie, e cila ka kërcënuar edhe me heqjen e flamurit të UÇK-së në rrethojën e stadiumit. Një veprim i pabazuar në asnjë rregullore të FIFA-s.
Kur kjo e fundit është kundërshtuar nga ne, ata kanë kërcënuar me dhunë dhe me masa arresti kundrejt drejtuesve tanë. Nëse kryeministri flet për nacionalizëm dhe atij nuk i hyn gjemb në këmbë, e kundërta ndodh me popullin, i cili privohet nga e drejta e shprehjes! Kjo është dyfytyrësia e policisë shqiptare në të gjitha ndeshjet, ku shprehja “Marr vetëm urdhra, nuk zbatoj rregullore” është shprehja e tyre më e përdorshme”. Trajtimin si kriminelë s’mund ta durojmë dot, në të kundërtën TKZ janë të shtrënguar të reagojnë në mënyrën e tyre, e cila nuk do jetë mirë për të gjitha palët”.
Shkopi, gure, leva ma marr sa ma shume me vete
Puliçia Shtetit është kjo që e njohim të gjithë ; pa takt, pa zbatim të saktë të ligjit, pa kulturë, katnari hesapi…
Në anën tjetër edhe TKZ do bëjë mirë ta lejë politikën jashtë fushave të futbollit. Fiksohuni tek zemra e asaj që ju afroi me njerëzit dhe krijoji identitetin tuaj: tifozeri e zjarrtë e Kombëtares dhe organizime perfekte.
Në stadiume shkohet me kalu një moment të mirë e me përkrah skuadrën e zemrës. Po deshët të beni politikë, shkoni krijoni një parti.