Tifozi i Tiranës procedohet penalisht për “nxitje të urrejtjes”

Edona Llukacaj

Një tifoz i Tiranës është proceduar penalisht nga anti-terrori meqë u shfaq  në një video në rrjetet sociale duke bërë thirrje fetare gjatë ndeshjes Laçi – Tirana.

Burimet policore thonë se 23-vjeçari me iniciale M.M. është proceduar për veprën penale të nxitjes së urrejtjes, po është në gjendje të lirë. Gjatë ndeshjes Laçi – Tirana, grupi i tifozëve të ekipit të kryeqytetit bënte thirrje “Allahu Ekber”.

Videoja e thirrjeve fetare të këtij grupi tifozësh u shpërnda në rrjetet sociale.

Pas analizimit të pamjeve, anti-terrori nisi hetimet ndaj 23-vjeçarit që drejtonte korin e tifozëve, duke e proceduar penalisht në gjendje të lirë për “nxitje të urrejtjes”.

burimi: Klan

e.ll./dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *