Tiku dhe Ina ose “kur jemi bashkë ne të dy”

Dita

Kjo është një pamje që nuk e shohim shpesh, madje nuk e shohim fare, por mbrëmjen e së enjtes, në ambientet e Pallatit të Brigadave, teksa Avokati i Popullit festonte 15 vjetorin e krijimit të institucionit, Ina Rama (ish-Kryeprokurorja) dhe Adriatik Llalla (Kryeprokurori aktual) u veçuan për një bisedë. Ata shoqëroheshin nga gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Petrit Çomo dhe Bujar Leskaj, kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit. Aparati i Dita-s e kapi këtë moment dhe e fiksoi në këtë fotografi edhe pse, Kryeprokurori e kuptoi dhe u ndje i bezdisur nga blici ynë duke shprehur edhe nervozizëm. Dhe ne, duke njohur begraundin e tij (rrahjen që ka patur me prokurorin Shkëlqim Hajdari, disa muaj më parë) u tërhoqëm, jo nga frika, por nuk donim t’i prishnim festën Avokatit:). Megjithatë, aty mësuam se sa mirë kuptohet drejtësia mes veti, ose ose, sa i zbut figura femërore këta burra që kishin rrethuar bionden Ina Rama(ose Silvia Kontin).

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *