Tillerson: Duam zgjidhje diplomatike me Korenë e Veriut

Gazeta Dita

Sekretari amerikan i shtetit Rex Tillerson nguli këmbë se Presidenti Donald Trump dëshiron që të zgjidhë përballjen me Korenë e Veriut përmes diplomacisë.

Përpjekjet për tu marrë vesh do të vazhdojnë derisa të bjerë bomba e parë – deklaroi Tillerson për CNN. Sipas kryediplomatit amerikan, sanksionet dhe diplomacia kanë rezultuar në një unitet të paprecedent ndërkombëtar kundër programit bërthamor të Koresë së veriut.

Komentet e Tillerson vijnë ndërsa gjithnjë e më shumë aktorë ndërkombëtarë po binden se SHBA e ka ndarë mendjen për luftë me Korenë e veriut, sidomos pas fjalëvë të vetë Trump që këshilloi sekretarin e tij të jashtëm të mos humbasë kohë duke kërkuar bisedime me shtetin e izoluar.

Në intervistën për CNN, Tillerson gjithashtu refuzoi pyetjen nëse e kishte cilësuar presidentin një idiot, duke thënë se nuk kishte ndërmend të merrje me gjëra të tilla të vogla.  Muajt e fundit, Koreja e Veriut ka sfiduar të gjithë botën duke lëshuar raketa mbi Japoni dhe duke kryer testin e gjashtë bërthamor.

Gjuha e ashpër që Trump dhe Kim Jong un kanë përdorur ndaj njëri-tjetrit ka rritur edhe më shumë tensioni, duke e bërë përballjen ushtarake një mundësi reale.

Share This Article
1 Comment
  • Kesaj diplomacie i thuhet.
    Amerike!!!
    Kape korene e veriut,nduke dhe leshoje.E kam kap po nuk me leshon.
    Kur mos durimi i prin gjymtyrve ma pare dhe jo truni.Ne vend te trunit perdor gjymtyret.Ndaj nuk e leshon Kim jongu.
    Mirepo kjo gjendje agresive e kores se veriut asht nji eksperience e fuqishme per superfuqit e tjera te globit,dhe nji eksperience teper e hidhur per vete Ameriken.
    Per cfare shifen punet!Fundi dalt hajer!!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *