“Time”: 100 njerëzit më me ndikim

anazapta

Revista “Time” e ka çelur listën e 100 njerëzve më me ndikim në botë me këngëtaren Beyonce.

Profili i saj është shkruar nga drejtoresha ekzekutive e Facebook-ut, Sheril Sandberg e cila e përshkruan kështu: “Ajo jo vetëm ulet në tryezë, por di të ndërtojë një tjetër më të mirë”.

Së bashku, ato ishin pjesë e një fushatë për të ndaluar përdorimin e fjalës “Bosja”, që përdoret për femrat në punë.Beyonce është vlerësuar për rregulla të forta në industrinë muzikore dhe shitje rekord, kur ajo nxorri albumin e saj në dhjetor, vitin e kaluar.

Sendberg tha se Beyonce e ngriti zërin si në skenë dhe prapa saj duke u kërkuar grave të jenë të pavarur dhe të udheheqin. Cili është sekreti i saj? Sipas Sheril Sendberg, puna e palodhur, ndërshmeria dhe vërtetësia.

Të renditur në listën e “Time” ku bënin pjesë artiste, politikane dhe njerez të biznesit ishin edhe Papa Francesk, profili i të cilit ishte shkruar nga Barak Obama, i cili e quajti Atin e Shenjte “një udheheqes të moralshëm në fjalë dhe vepra”. Për çdo personalitet të përzgjedhur, një tjetër po kaq i njohur shkruante disa paragrafe rreth tij.

Shefja e Fondit Monetar Nderkombetar shkruante per Jenet Yellen dhe aktorja Lupita Nyong`o shkruante per regjisroin Steve McQuin.

Lista e këtij viti përfshinte 41 femra, një record i ri. Themeluesi i Amazon, politikanet Hillary Clinton, kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti rus, Vladimir Putin, krahas tyre edhe super-producenti Ferrel ëilliams ishte pjesë e listës së njerezve më me influencë në botë.

 

 

 

 

Janë shoqëruar sot nga policinë e Tiranës disa mjekë dhe infermierë për falsifikim të raporteve mjekësore. Ndalimi i tyre është bërë gjatë një operacioni të zhvilluar në orët e pasdites së sotme nga antikrimi ekonomik në disa poliklinika në Tiranë.

Burime nga policia bëjnë me dije se vijon operacioni për kapjen e autorëve të tjerë, ndërsa pritet që në orët në vijim policia të japë detaje mbi arrestimet.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *