TIME përzgjedh fotoreporterin turk për 2014-n

Dita

Revista amerikane “TIME” ka zgjedhur fotoreporetin më të mirë të agjencive të lajmeve për 2014. Çmimi nuk është vlerësuar në para, por është konsideruar si një mirënjohje e rëndësishme, që shton prestigjin dhe reputacionin e autorit. Këtë vit drejtuesit e revistës, të cilët janë bazuar në dallueshmërinë e imazhit dhe rëndësinë e asaj çfarë fotoja përcjell, kanë zgjedhur të shpërblejnë me çmimin si fotoreporterin më të mirë Bulent Kiliç, 35 vjeç nga Turqia, i cili prej 5 vitesh punon në “Agence France Presse”.

Kiliç u zgjodh për dokumentimin e mjaft incidenteve gjatë një viti të trazuar, ku ndër më të rëndësishmet ishin zhvillimet në Ukrainë dhe Turqi.

Kiliç ka përcjellë foto nga protestat e qershorit 2013 në Stamboll, e më pas edhe nga tragjedia në minierën e Somas, ku humbën jetën 300 persona.

 

 

1

Bulent Kilic

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *