Lista “Time100” për vitin 2022 është bërë publike dhe ka shumë emra të mëdhenj. Lista publikohet çdo vit nga revista Time për të festuar 100 njerëzit më me ndikim në botë.
Yjet e kopertinës këtë vit janë Zendaya, Simu Liu, CEO i “Apple” Tim Cook, Mary J. Blige dhe kryeministrja Mia Mottley.
Denis Villeneuve për Zendaya: “Ajo është vetë një forcë krijuese autonome. Një ikonë kulturore në zhvillim e sipër. Një person i nxitur nga frymëzimi i pastër, ndjeshmëria dhe respekti për zanatin e saj, që përdor autenticitetin si një superfuqi të re. Ajo duket e patrembur, rrënjët e saj janë të thella dhe më pëlqen që ajo ende qesh si një fëmijë. Zendaya është e ardhmja. Dhe nuk ka asgjë më ngushëlluese për mua. Ky është vetëm fillimi.”
Lista e 100 njerëzve ka shumë femra si: Adele dhe Mary J. Blige të cilat shfaqen në pjesën e ikonave të listës së bashku me fituesin e fundit të albumit të vitit të çmimit Grammy, Jon Batiste; Zendaya , Miranda Lambert dhe Michelle Zauner zënë vendin e tyre në seksionin e novatorëve; Jazmine Sullivan dhe Ariana DeBose fituan një vend në seksionin e artistëve, ndërsa Questlove i cili fitoi Oscar në mars për dokumentarin e tij Summer of Soul – shfaqet në pionierët.
Disa nga emrat:
Jon Batiste
Mary J. Blige
Quinta Brunson
Pete Davidson
Ariana DeBose
Hwang Dong-hyuk
Andrew Garfield
Kris Jenner
Zoë Kravitz
Mila Kunis
Miranda Lambert
Simu Liu
Sarah Jessica Parker
Issa Rae
Keanu Reeves
Amanda Seyfried
Jeremy Strong
Jazmine Sullivan
Channing Tatum
Ahmir “Questlove” Thompson
Taika Waititi
Oprah Winfrey
Michelle Yeoh
Michelle Zauner
j.l./ dita
