Gazeta konservatore “Times” shpall kancelaren gjermane Angela Merkel si “Njeriu i Vitit 2014”.
Në një analizë të po kësaj gazete për këtë vendim theksohet se Merkeli ia ka dalë të paraqesë një profil të qartë dhe këmbëngulës.
“Në 12 muajt e fundit institucionet e pas luftës si NATO, BE dhe Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara treguan se nuk janë të afta për t’i bërë ballë krizave si ajo e Ukrainës dhe terrorit të xhihadistëve. Politikanët nuk i kanë dalë ballazi kërcënimit të regjimeve diktatoriale dhe ushtrive bastisëse. ”
“Times” vëren se në këtë rang politikanësh vetëm njëra ia ka dalë të profilizohet siç duhet: Kancelarja gjermane Angela Merkel.
“Ajo është kthyer në një ndërmjetësuese të pushtetshme mes Lindjes dhe Perëndimit. Në shumë orë bisedimesh direkte ndërmjetësuese me kreun e Kremlinit, Vladimir Putin ajo është përpjekur t’i tregojë kufijtë ambicieve të tij.” – shkruan Times.

Mendoj se eshte normale qe nje gazete konservatore te zgjedhi konservatoren Merkel si njeriu i vitit 2014. Kanzelaret e vjeter gjermane si Helmut Schmidt, Kohl dhe Gerhard Schroder dhe shume publiciste te tjere thone se Merkeli i sherben vetem kolltukut te saja dhe jo Bashkimit Europjan. Kjo ne kuptimin qe Merkeli e di se mbi 70% e popullit gjerman eshte kunder ndihmes se vendeve te Europes se Jugut si France, Itali, Spanje, Portugali, Greqi dhe Qipro. Ajo eshte kunder futjes se EKUJLIBRIT FINANCJAR te vendeve te Eurozones. Ne fakt Eurozona ka 19 shtetete me te njejten monedhe Euro. Edhe Amerika, Gjermania dhe Zvicra jane nje bashkim shtetesh, landesh dhe kantonesh me te njejten monedhe. Dihet se ne nje bashkim te tille eshte e pashmangeshme qe te kemi ndryshime ne performancat ekonomike te ketyre shteteve, landeve dhe kantoneve. Prandaj, per Ameriken, Gjermanine dhe Zvicren ka nje ligj te ekujlibrit financjar ne kuptimin qe shtetet ( Amerika), Landet ( gjermania ) dhe kantonet ( Zvicra ) me performance te mire jane te detyruar me ligj qete ndihmojne ekonomikisht ato me performance me te keqe. Merkeli, nuk do ta beje kete gje per Eurozionen sepse ka frike se humbet votat, sepse populli gjerman nuk do, pra humbet edhe karriken.
Merkeli harroi se pas luftes se dyte boterore Republika Federale Gjermne perfitoi nga plani MARSHALL, harroi se ne vitin 1953 ne konferencen e Londres ju falen borxhet Gjermanise nga vendet e Europes perendimore, harroi gjithashtu se kur u be baskimi i Gjermanise ne vitin 1989 vendet e BE ishin dakord qe Gjermaia te shiste bono thesari gjerman me nje norme interesi shume te vogel. Keto jane fakte dhe shifra dhe ato nuk perbejne opinion.