Tina Turner martohet në moshën 73-vjeçare

anazapta

Këngëtarja 73-vjeçare, Tina Turner, ka vendosur të kurorëzojë në martesë lidhjen me të dashurin e saj, Erwin Bach, me 15 korrik në Zvicër. Lajmi bëhet i ditur nga tabloidi amerikan National Enquirer. Tina dhe Bach jetojnë në Zvicër që nga viti 1995. Ata do t’i thonë betimet në kështjellën e tyre në breg të lumit të Zyrihut dhe nusja do të veshë një fustan të Armanit që e zgjodhi gjatë një udhëtimi në Milano.

Mysafirëve të dasmës, përfshirë këtu edhe stilisti Giorgio Armani, raportohet se u është kërkuar që të vishen në të bardha. Shërbimi i dasmës do të kryhet nga punëtorët e restorantit të preferuar të nuses në Zyrih. Kjo është martesa e dytë për tetë herë fituesen e Grammyt. Ajo u divorcua nga burri i parë, Ike Turner, pas shumë viteve abuzimi. Ai vdiq në vitin 2007 nga një mbidozë kokaine.

 

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *