Në orët që paraprinë sulmin e forcave të policisë në shtypshkronjën e Dammartin-en-Goele, ku edhe u vranë dy vëllezërit Kouachi, autorë të masakrës së “Charlie Hebdo” u përfol se Michel Catalano, pronari i tipografisë, ku dy terroristët ishin rrethuar ishte pengu i tyre, madje ishte ai pengu i fshehur në kutinë e kartonit. Por jo. Catalano, në fakt ishte ai që u hapi derën vëllezërve Kouachi kur ata të dy, rreth orës 8 të mëngjesit, i ranë ziles. Ndërsa po zbriste për të hapur portën, siç ka treguar ai për “Le Figaro” ka parë dy persona të armatosur që po flisnin me shefin e ateliesë. Në këtë moment ai ka urdhëruar Lilian, një grafist 26-vjeçar të fshihej dhe më pas shkoi të takonte Kouachi që po ngjisnin shkallët. Pra, ishte Lilian, personi i fshehur në kutinë e kartonit, që dërgonte SMS për policinë përpara futjes së tyre në fabrikë. Catalano, në krahun tjetër ishte një nga personat e fundit që foli me vëllezërit terroristë. “Ishte një moment i pabesueshëm, – shpjegon ai, – u ofrova kafe në zyrën time dhe bëmë muhabet”.
Përplasja me armë
Drejtori i shtypshkronjës tregon se dy autorët e masakrës në gazetën satirike nuk ishin asnjëherë agresivë me të. Përkundrazi, Kouachi i kanë sugjeruar që tu telefonojë xhandarëve që ndodhej me ta. Më vonë kur mbërriti një furnitor, Catalano u kërkoi që ta linin të ikte dhe ata ashtu bënë. Kjo ndodhi pikërisht kur erdhi xhandarmëria. Ata u bënë me shenjë që të mos qëllonin derisa Catalano ishte me ta, por megjithatë pati shkëmbim zjarri. Said, vëllai më i madh u plagos në qafë dhe Catalano i dha fasho për të lidhur plagën.
Pritja
Dy terroristët, i kanë shpjeguar tipografit se nuk duhej të shqetësohej sepse do ta linin të ikte. Pasi ua kërkoi për herë të tretë, Sherif, vëllai më i vogël i tha të ikte. Sapo doli nga ndërmarrja ai i lajmëroi xhandarët që brenda ndodhej Lilian i fshehur. Në këtë pikë, shpjegon “Il Figaro” nisën orët e gjata të ankthit për fatin e tipografit. “Nëse do ti ndodhte ndonjë gjë, nuk do tja falja vetës” – thotë ai. Në mbrëmje, pas sulmit dhe vdekjes së vëllezërve Kouachi dhe kur gjithçka kishte marrë fund, Lilian kishte dalë nga kutia e kartonit dhe që i shpëtoi jetën. Vetëm atëherë Catalano u kthye në shtëpi. Për të gjitha orët në vijim ai qëndroi përpara shtypshkronjës. Sapo arriti në shtëpi Catalano thotë se i dha një përqafim të madh të birit, Valentin që punon gjithashtu në shtypshkronjë, por atë mëngjes, për fat të mirë shkoi në shkollë.

Me beri shume pershtypje shkrimi siper. Me tregoi edhe nje here se sa te komplikuar jemi neve natyra njerezore. Shpesh kur degjoj nga mediat shqiptare se si vellai vret babane ose motrene ose vellane them se si eshte e mundur. Me pelqen shume proverba gjermane qe thote se asnjeri nuk duhet te thote se nuk pi nga ky uje.
Jam dakord me mendimin se cdo njeri prej nesh ka brenda vetvehtes anen e mire dhe anen e keqe te cilat jetojne brenda te njejtit trrup. Me kuptoni drejte ju lutem, se une ne asnje menyre nuk justifikoj masakren qe bene keta djem. Une jam ateist dhe kuptohet se nuk arrij te kuptoj bindjet fetare te ketyre dy jetimeve franko-algjeriane. Spesh pyes vehten se si besimi fetar eshte ngulur me kaq force dhe thelle qe une te shkateroj 16 familje si dhe vehten time. Mos valle une nuk arrij ti kuptoj se une mendoj se nuk ka nje jete tjeter, dhe keta djem mendojne se duke bere nje krim shkojne ne boten tjeter me 62 virgjeresha qe i presin per “sherbimin” qe i bene allahut.
Une kam degjuar dhe besoj se ne Kuran allahu denon vdekjen e tjeterit qe nuk mendon si mua. Nga ana tjeter nuk arrij te kuptoj dhe justifikoj plotesisht ARTIN qe ofendon dicka qe dikush tjeter ka te shenjte. Thone qe ky “simbolizon” te drejten e lirise se shtypit dhe fjales qe per mua ndoshta eshte jo e drejte. Nuk e di. I gjithe ky shrim eshte nje budallallek qe une po e vazhdoj se nuk me ze gjumi.
Neper komente shqiptaresh lexon ulerima urrejtje per kete njeri, qe thjesht po tregon anen njerezore, si nje njeri qe pa dy djem te rinj te cilet kishin kryer nje krim te tmerrshem, por qe gjithsesi ishin dy djem te rinj ndoshta afer moshes se djalit te tij. Jane keta shqiptare qe nuk arrijne ta kuptojne heqjen e denimit me vdekje ne Europe, nuk arrijne te kuptojne se as nje kriminel nuk mund te vritet, kaq e shtrenjte eshte jeta! Pertej histerise se fillimit pjesa e shendoshe e shoqerise do duhet te mendoje: perse i humbem keta te rinj? Cfare nuk beme mire qe u kthyen kunder nesh? Keshtu do mesojme se si te humbasim sa me pak te tjere. Edhe une jam ateist dhe kur shof per cfare perdoret feja ( pushtet, mbizoterim, para) mendoj se zgjedhja ime eshte e duhura. Por nese shumekush gjen ngushellim tek iluzioni fetar, mos ndoshta liria jone per tu shprehur (si ne rastin e revistes) do duhej qe ne menyre etike te vetekufizohej deri aty ku fillon liria e tjetrit per te besuar dhe per ta perjetuar besimin me dinjitet? Ndoshta eshte ende heret pas ngjarjes per gjykuar me kthjelltesi, por me impresionoi qendrimi agresiv ndaj mediave kryesore amerikane te cilat kishin zgjedhur te mbanin qendrimin e meparshem per te mos riprodhuar karikaturat te cilat mund te cilesoheshin ofenduese. Num besoj se media amerikane do te mund te quhej frikacake. Mos ndoshta me e pjekur? Gjithashtu per integrimin e ketyre te ardhurve aziatike e afrikaneve ne France: i meshohet shume idese qe duhej bere me shume per integrimin e tyre. E vertete, por mos ndoshta me integrim disa here kuptohet asimilim i sforcuar? Kjo do nxiste edhe reagime te tilla jashte llogjikes. Integrim po, por nepermjet respektit dhe multikulturalizmit.
Plaku!
Sureja e pare e zbritur ne Medine eshte El Bekare. Ne ate sure Allahu ia lejon Profetit luften. Pra vete fakti qe lejohet lufta do te thot qe Profeti me luftetaret e vet do t’i luftoje (dhe vrase) ata qe kane mendim ndryshe nga ai.
Ju pershendes.
me duket I drejte komenti I plakut kur dihet qe myslimanet jane te dhene shume pas fese se tyre nuk ka te drejte asnje qe te tallet me fene e tyre nuk quhet liri e shtypit kur tallesh me dicka qe tjetri e ka te shenjte dhe ja pasojat
Edhe une e mbeshtes Plakun per komentin por dua tè shtoj se liria e shtypit nuk do kufizim ashtu edhe arti me tepèr sidomos karikaturèn nuk e duron dot njeri sado tè integruar apo emancipuar te jenè.Ne kètè pikè bota e qytetèruar duhet te punoje shume dhe shembullin mè tè mire e dhanè komunitetet fetare shqiptare ne France.