‘Tirana 24 Hours’, ‘bishat’ zbresin në sheshin ‘Skënderbej’

DITA Online

Tirana është kthyer jo vetëm në një destinacion turistik, por edhe një prej kryeqyteteve që mirëpret

aktivitete të shumta sportive. Motosport Club Albania në bashkëpunim dhe me Bashkinë e Tiranës

kanë sjellë edicicionin e dytë të “Tirana 24 Hours”, një gare unike në Europe me pjesëmarrës

ndërkombëtar, e cila për 24 orë do të përshkruajë një itinerar rreth 900km off road.

Çelja e eventit në sheshin “Skënderbej” u përshëndet nga kreu i bashkësie Erion Veliaj, i cili

u prezantoi edhe të huajve transformimin e Tiranës në vitet e fundit. “Një garë të re që nuk do e

zëvendësojë garën tradicionale të Rally në të gjithë Shqipërinë, Rally Albania, por është një garë

me 40 garues të cilët janë ose në motorr, ose në quad (makina e vogël e rërës), ose në fuoristrada

4×4 dhe do të bëjnë një garë të çmendur për 24 orë. Kështu që për këtë risi unë mezi pres që të

shoh feedback-un, të shoh atë që promovohet nga Tirana jonë. T’u urojmë të gjithë atyre sukses

teksa eksplorojnë Shqipërinë në vetëm 24 orë. Për herë të parë në historinë e Tiranës kemi patur

mbi 700 aktivitete në vit. Është hera e parë që kemi më shumë se dy aktivitete në ditë, në

shumicën e ditëve”, tha Veliaj.

Në hapësirën e dedikuar fansave të motoçiklizmit në sheshin “Skënderbej”, të gjithë dashamirësit

kishin mundësi që të njihen nga afër me garuesit dhe mjetet, si dhe nën shoqërinë e tingujve të

një programi artistik kaluan një mbrëmje të bukur mes miqve të makinave dhe motorëve. “Tirana

24 Hours” është një garë karakteri dhe durimi më shumë sesa garë shpejtësie, ndërkohë që relievi

jonë e lejon organizimin e këtyre garave duke i bërë ato më interesante dhe të dashura për

pjesëmarrësit.

 

v.l/ Dita

Share This Article
3 Comments
  • leni denglat me “bisha”, halluine, “vlera” e trimerira . me keto ..fenomene, nuk behet edukim, apo zbavitje . jane me te vertete mostrime, per t’i tremb dhe ate pike gjake ketij populli, pervec se e kane… RJEPUR ekonomikisht .

  • Boll me ketoaktivitete psikopatllike se helmuat ambjentin me dioksid karboni.Ku eshte e mia dhe perfitimi i ambjentit me keto zhurma motorri qe clirojne C02 ne atmosfere????

  • U harruar ndotja e ajritedhe shendeti i femijeve nga erioni. Emagogjia per shendetine e femijeve vlen vetem kur duhet me vjedhe taxpaguesit shqiptare e dotja vetem kur duhet me ndeshkuar shqiptaret qe nuk jane aq luksuoze sa ky me akinat e me dasma tyre..
    U harruar ndotja e ajrit ne raste kur ky merr pare…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *