Tirana 6 orë pa drita, zonat që do të kenë kufizime

J L

Këtë të hënë dhe ditën e martë, disa lagje të Tiranës do të mbeten pa energji elektrike.

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike,  njofton se për shkak të punimeve dhe rikonstruksioneve të kabinave, do të ketë stakime të energjisë duke nisur nga ora 12:00.

Dt. 24 qershor 2019

Stakime të energjisë do të ketë: në rrugën “Riza Cuko” pjesërisht, rruga “Gjon Kastrioti”, rruga “Lord Bajron”, rruga “Rexhep Preza”, rruga “Koli Bano”, nga ora 09:00 deri në orën 12:00.

Ndërsa nga ora 12:00 deri në orën 15:00 stakim të energjisë do të ketë në rrugën Tahir Sinani”, si dhe në rrugën “Pandi Dardha”.

Po kështu nga ora 09:00 deri në orën 15:00 do të ndërprerje të energjisë rruga “Sabri Preveza”, rruga “Teodor Keko”, rruga “Naim Frashëri”,  rruga “Jordan Misja”, rruga “Petro Marko”, rruga “Haxhi Hysen Dalliu”.

Dt. 25 qershor 2019

Për sa i përket ditës së nesërme, OSHEE bën me dije se ndërprerje do të ketë: në orën 09:00-15:00/rruga “Mine Peza”, rruga “Teodor Keko”, në orën 9:30-15:00/rruga e Dibrës, rruga “Thanas Ziko” ndërsa në orën 09:00-12:00 rruga “Myslym Keta”,  rruga “Tahsim Shehu”, rruga “Ramazan Disha”.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *