Bashkia e Tiranës do të nisë javën tjetër punën për zbatimin e një tjetër projekti madhor. Bëhet fjalë për ndërtimin e Terminalit të Autobusëve. Stacioni “Tirana Bus Terminal” do të ndërtohet në afërsi të kthesës së Kamzës.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në rrjetet sociale, ku thekson se ndërtimi i këtij terminali do t’i japë zgjidhje hyrje-daljeve të autobusëve në Tiranë dhe shpërndarjen e pasagjerëve nëpërmjet mjeteve të tjera të transportit.
Projekti që është hartuar nga studio ndërkombëtare “GrimshawArch & EBRD” parashikon kushte moderne për lëvizjen e autobusëve dhe shpërndarjen e pasagjerëve, nëpërmjet mjeteve të tjera të transportit. Gjithashtu, ai parashikon mjedise ndihmëse për mirëmbajtje, shërbime e furnizime të mjeteve të transportit; ambiente sociale dhe hoteleri, për akomodimin e udhëtarëve.
V.L/ Dita
