Për vetëm një votë…

redaktor
MIC

Kosova pësoi një tjetër disfatë në planin diplomatik dhe të njohjes ndërkombëtare, pasi rezoluta e Asamblesë së Këshillit të Europës për Kosovën, është miratuar pasditen e së enjtes së bashku me katër amendime të propozuara nga Serbia.

Beogradi paraqiti një ditë më parë në Komision amendimet e veta në lidhje me veçimin e marrëveshjeve Kosovë-Serbi për bashkësinë e komunave serbe, për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, edhe pse Kosova nuk u bë anëtare e UNESCO-s dhe për kalimin e disa kompetencave tek UNMIK në marrëdhenie me organizma të tilla si Interpol dhe Europol.

Këto amendime u miratuan mëngjesin e së enjtes në Komision e më pas u paraqitën zyrtarisht si rezolutë nga Komisioni. Përfaqësuesit e Shqipërisë, që kanë të drejtë vote, të ndihmuar nga përfaqësuesi i Suedisë, propozuan amendime që eleminonin kërkesat e paraqitura nga Serbia. Por fatkeqësisht, të gjitha amendimet janë rrëzuar. Amendimi që rikthente disa nga standardet e para pavarësisë në lidhje me marrëdhëniet me Europol dhe Interpol, u rrëzua për vetëm një votë.

Kryetari i delegacionit suedez, social-demokrati Jonas Gunnarson, mbështeti shumë fort amendimet e përgatitura nga përfaqësuesit shqiptare, deputetët Valentina Leskaj, Petrit Vasili, Namik Dokle dhe Oerd Bylykbashi, por në fund përfaqësuesit serbë e fituan betejën.

Ndërkohë, në sallë mungoi edhe përfaqësuesja shqiptare nga Maqedonia, Ermira Mehmeti-raporton TCH.

Disa vende si Britania, Turqia, Hungaria dhe Suedia dhanë mbështetje maksimale, por ndryshimi nuk është bërë i mundur. Edhe vetë hartuesi i rezolutes për Kosovën reporteri spanjoll Augustin Conde, mungoi gjatë diskutimit në Komision, por edhe gjatë seancës. Në përfundim raporti është miratuar me 112 vota.

Share This Article
7 Comments
  • Kjo eshte Europa ku deshirojme te shkojme dhe ku shqiptaret aspirojne bashkimin e tyre.
    Europa e kulisave, e prapasskenave te ndyra ne kurriz te popujve me te vegjel dhe me te varfer,
    Europa e racizmit dhe e mbeshtetjes se frymes se vjeter te te pareve te tyre, e diskriminimit dhe ndarjes sipas preferencave.
    Pak i ashper ky reagim, por a ka ndokush tjeter te me jap ndonje spiegim lidhur me kete vendim te fundit te saj qe ploteson orekset e atyre qe zhivilluan luften e trete ballkanike ne fund te shekullit te XX?!
    Që i shnderon dhe i vlerson te akuzuarit dhe kriminelet e genocidit ndaj popujve te ballkanit nga akuzator ne akuzues, nga vrases ne te demtuar, nga fajtor ne llogarikerkues?!
    Turp per diplomacine europiane dhe kancelarite e saj qe propogandojne bashkim vlerash dhe konsiderojne vlere trashegimtaret e krimineleve !
    Ky eshte nje deziluzion per gjashte milion shqiptaret qe rrojne ne trojet e tyre si ne Shqiperi dhe ne trojet e tyre ne ballkanin e trazuar.

  • Europa dihet kurve e motit , por kjo maqedonka me emer shqiptareje pse ne momentin e votimit ka ikur nga salla duke mos dhene voton pro amendimeve te delegacionit te Shqiperise ne favor te Kosoves ? Me siguri si femer qe eshte do shkoj e do beje cfar t’i kete thene burri shka-maqedon !

  • Bota sot kercenohet nga dy rreziqe madhore,..ngrohja globale ,dhe terrorizmi islamik…Nqs, per te paren pergjegjesite e shteteve jane “evazive”, ..per te dyten ,jane konkrete…Kosova ne veçanti, dhe shqiptaret e rajonit, shihen(dhe jane), si rrezik potencial per stabilitetin e rajonit dhe me gjere…Sentenca e famshme,..”qellimi justifikon mjetet…”eshte opsion ne çdo kohe per raste te tilla…Rasti i shqiptareve(kryesisht per “mbetjet” turke shqipfolese), te kujton ata fabulen armene me shqiponjen,…te cilen e roberuan ,dhe kur keta te fundit e leshuan ,i vune nje unaze-shenje….Shqiponja perpiqet t’i ribashkohet familjes natyrale,..por ajo nuk e pranon, pa hequr “shenjen” e roberuesit…

  • Bota sot kercenohet nga dy rreziqe madhore,..ngrohja globale ,dhe terrorizmi islamik…Nqs, per te paren pergjegjesite e shteteve jane “evazive”, ..per te dyten ,jane konkrete…Kosova ne veçanti, dhe shqiptaret e rajonit, shihen(dhe jane), si rrezik potencial per stabilitetin e rajonit dhe me gjere…Sentenca e famshme,..”qellimi justifikon mjetet…”eshte opsion ne çdo kohe per raste te tilla…Rasti i shqiptareve(kryesisht per “mbetjet” turke shqipfolese), te kujton ata fabulen armene me shqiponjen,…te cilen e roberuan ,dhe kur keta te fundit e leshuan ,i vune nje unaze-shenje….Shqiponja perpiqet t’i ribashkohet familjes natyrale,..por ajo nuk e pranon, pa hequr “shenjen” e roberuesit…”

  • Bota sot kercenohet nga dy rreziqe madhore,..ngrohja globale ,dhe terrorizmi islamik…Nqs, per te paren pergjegjesite e shteteve jane “evazive”, ..per te dyten ,jane konkrete…Kosova ne veçanti, dhe shqiptaret e rajonit, shihen(dhe jane), si rrezik potencial per stabilitetin e rajonit dhe me gjere…Sentenca e famshme,..”qellimi justifikon mjetet…”eshte opsion ne çdo kohe per raste te tilla…Rasti i shqiptareve(kryesisht per “mbetjet” turke shqipfolese), te kujton ata fabulen armene me shqiponjen,…te cilen e roberuan ,dhe kur keta te fundit e leshuan ,i vune nje unaze-shenje….Shqiponja perpiqet t’i ribashkohet familjes natyrale,..por ajo nuk e pranon, pa hequr “shenjen” e roberuesit…”1

  • Bota sot kercenohet nga dy rreziqe madhore,..ngrohja globale ,dhe terrorizmi islamik…Nqs, per te paren pergjegjesite e shteteve jane “evazive”, ..per te dyten ,jane konkrete…Kosova ne veçanti, dhe shqiptaret e rajonit, shihen(dhe jane), si rrezik potencial per stabilitetin e rajonit dhe me gjere…Sentenca e famshme,..”qellimi justifikon mjetet…”eshte opsion ne çdo kohe per raste te tilla…Rasti i shqiptareve(kryesisht per “mbetjet” turke shqipfolese), te kujton ata fabulen armene me shqiponjen,…te cilen e roberuan ,dhe kur keta te fundit e leshuan ,i vune nje unaze-shenje….Shqiponja perpiqet t’i ribashkohet familjes natyrale,..por ajo nuk e pranon, pa hequr “shenjen” e roberuesit…”!…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *