Media bullgare shkruan sot se ministrat e jashtëm evropianë kanë diskutuar dokumentin e përgatitur nga Komisioni Evropian për vendet kandidate – duke përfshirë Maqedoninë, Shqipërinë, Serbinë dhe Malin e Zi.
Rezultatet e diskutimit u njoftuan gjatë një takimi dy-ditor jozyrtar të Ministrave të Jashtëm të BE -së, Komisionerit të Lartë për Punë të Jashtme Federica Mogerini dhe Ekaterina Zaharieva.
Mogerini dhe Zaharieva, sipas medias në Sofie, “identifikuan elementë pozitivë” në diskutimet mbi integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE.
Gjithmonë sipas të njëjtit burim Shqipëria dhe Maqedonia “mund të marrin datën për fillimin e bisedimeve të pranimit në BE gjatë presidencës bullgare në qershor”, megjithëse gjatë takimit Mogerini-Zaharieva u vunë në dukje edhe kontestimet mes shteteve anëtare.
b.m. / dita

Këtë vijën e trashë blu këtu ne hartë , muk e kuptoj se ëfar do të thotë !