Tirana drejt “tokës së premtuar” serbe të drogës dhe armëve

Ornela

Nga Shaban Murati

 

Duke qenë se ditirambet e Tiranës zyrtare për bllokun e ri ekonomiko-politik të udhëhequr nga Serbia po tejkalojnë patetizmin e udhëheqjes së dikurshme komuniste të Shqipërisë për Jugosllavinë në vitet 1944-1948, dhe po e paraqesin sot Serbinë si “toka e premtuar” për kombin shqiptar në vend të Brukselit apo Jeruzalemit, është rritur kureshtja për të mësuar më shumë për këtë “tokë të premtuar”, që befas e ka zbuluar së fundmi qeveria e Shqipërisë.

Në këtë drejtim vjen në ndihmë portali i njohur rus “eadaily.ru”, i cili në datën 26 janar sjell deklaratat e bashkëpunëtorit të Institutit të Kërkimeve Europiane në Beograd dhe profesor i jashtëm në Institutin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Ministrisë së Jashtme Ruse, Stevan Gajiç.

Ja deklarata e tij: “Udhëheqja serbe hyri në vitin e ri e ngarkuar me dy afera të bujshme, të cilat hedhin hije mbi veprimtarinë e saj. Një nga këto afera është “Jovanica”, sipas emrit të plantacionit, ku u zbuluan sipërfaqet më të mëdha në Europë të mbjella me marihuanë.

Plantacioni ka marrë subvencione nga shteti dhe ky fakt ka ngritur shumë pikëpyetje. Afera e dytë është e lidhur me shitjen e armëve të fabrikës serbe “Krushik” palëve të treta, të cilët ua rishitën terroristëve në Libi dhe në Jemen”.

Dy aferat e mësipërme të drogës dhe të trafikut të armëve janë interesante për faktin se në të dyja dalin të implikuar emra të lartë të qeverisë dhe të shtetit serb. Në mediat serbe të këtyre ditëve janë bërë akuza direkte për implikimin e ministrit të brendshëm Nebojsha Stefanoviç dhe babait të tij, si dhe të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe vëllait të tij Andrej,etj.

Të dy skandalet shpërthyen në dy muajt e fundit të vitit 2019 dhe me vështirësi arritën të dalin në dritë në ato pak media, që nuk kontrollohen ende nga qeverisja autokratike e presidentit Vuçiç.

Portali “balcanicaucaso.org” bënte të ditur në 28 tetor 2019 se falë një artikulli të botuar në revistën serbe “NIN” opinioni publik serb mësoi se ishte arrestuar një ekspert serb, A. Obradoviç, për nxjerrjen e disa dokumenteve, që tregonin se babai i ministrit të brendshëm Nebojsha Stefanoviç ishte i implikuar në aferat e trafikimit të armëve, duke i shkaktuar dëme kompanisë shtetërore të armëve “Krushik”.

Në 15 shtator portali “Arms Watch” kishte botuar dokumente, që tregonin se kompania “GIM” e babait të ministrit të brendshëm kishte blerë armë me çmime favorizuese në kompaninë shtetërore “Krushik”.

Media e mirënjohur investigative ballkanike “BIRN” në 2 dhjetor 2019 shkruante se dokumente të brendshme tregojnë që “Krushik” i ka shitur kompanisë“GIM” miliona dollarë armatime me çmime çuditërisht të ulta. Reporteri i “BIRN”, Aleksander Gjorgjeviç e quajti aferën “Krushik” si “prova më e qartë edhe më e fuqishme e korrupsionit në krye të qeverisë”.

Portali “thealtworld.com” shkruante në 21 nëntor 2019 se skandali me armët serbe të trafikuara në zonat e luftës shpërtheu pasi “Arms Watch” publikoi investigimin për armët e terroristëve të ISIS-it në Jemen.

Dokumentet e publikuara zbuluan që armët e prodhuara nga “Krushik” dhe të shitura në Arabinë Saudite përfunduan në duart e terroristëve të Shtetit Islamik në Jemen. Eksperti serb Obradoviç deklaroi në media se presidenti Vuçiç dhe Ministria e Mbrojtjes e Serbisë kanë qenë të informuar paraprakisht për biznesin e dyshimtë të kompanisë “Krushik”.

Nuk është rastësi që qeveria serbe, në vend të niste hetimin për trafikun e paligjshëm të armëve serbe, që përfundojnë te terroristët në zonat e luftërave, urdhëroi arrestimin e personit, që u akuzua për nxjerrjen në shtyp të dokumenteve komprometuese të kompanisë shtetërore të armëve “Krushik”.

Trafiku i armëve serbe drejt zonave të luftërave lokale, ku është e ndaluar tregtia e armëve dhe të cilat ndodhen nën embargon e OKB, është një nga bizneset tradicionale të qeverive dhe të shërbimeve sekrete serbe.

Është një trafik i organizuar mbi baza nepotike të udhëheqësve serbë dhe i drejtuar nga shërbimi sekret serb,trafik nga i cili drejtuesit e shtetit dhe të qeverisë nxjerrin fitime kolosale.

Jo rastësisht trafikun e drejtonte babai i ministrit të brendshëm, ministër i cili është një nga njerëzit më të besuar e më të afërt të presidentit Vuçiç.

Kaq flagrante ishte linja e drejtimit nepotik, sa që babai i ministrit të brendshëm, që ka kompani private të tregtisë së armëve, ishte në vitin 2019 pjesëmarrës zyrtar në delegacionet zyrtare të Ministrisë së Brendshme të Serbisë, që shkonin në shtetet e tjera për të blerë armë.

I njëjtë është implikimi i qeverisë dhe i shtetit serb në fermën e plantacioneve të drogës në kompaninë e madhe bujqësore “Jovanica”, e cila  merrte subvencione kolosale nga qeveria serbe. Policia, që sekuestroi mbi katër tonelata mariuhanë, zbuloi se 12hektarë ishin mbjellë me marihuanë, një sipërfaqe që u vlerësua si më e madhja në Europë.

Zëvendëspresidenti i Partisë Popullore Serbe, Miroslav Aleksiç, deklaroi në 28 nëntor 2019 lidhur me skandalin e “Jovanicës” se “ky është një biznes i madh i shtetit”, dhe bëri të ditur nga burimet policore se njeriu i parë, që mori në telefon menexheri i arrestuar i fermës së mariuhanës, ishte vëllai i presidentit serb Vuçiç.

Parlamentari Aleksiç deklaroi në media se Nebojsha Stefanoviç, ministri i brendshëm, ishte një vizitor i shpeshtë në fermën “Jovanica”.

Dy aferat skandaloze të drogës dhe të kontrabandës së armëve, ku janë përfshirë emrat më të lartë të qeverisë dhe të shtetit serb, paraqesin interes për publikun shqiptar, i cili ka të drejtë të dijë se çfarë përfaqëson qeveria e Serbisë, për të cilën qeveria e Shqipërisë po i thotë se do ta çojë kombin shqiptar në “tokën e premtuar” serbe të paqes e të bollëkut.

Publiku shqiptar është i etur të dijë, sepse është interesant që mediat e Shqipërisë, të cilat nuk lenë vrimë pa u futur për të publikuar lajmet demaskuese serbe për Kosovën si “shtet i drogës”, kanë mbajtur një heshtje të sponsorizuar masive për aferat skandaloze të drogës dhe të trafiqeve, ku është përfshirë qeveria serbe.

Ndoshta kjo vjen edhe nga fakti që këto skandale serbe plasën në kohën kur presidenti i Serbisë nisi organizimin e samiteve hot-dog të tre shteteve të Ballkanit Perëndimor për formimin e bllokut të ri ekonomiko-politik të drejtuar nga Serbia.

Opinioni publik shqiptar ka të drejtë të dijë se çfarë lloj qeverie është kjo e Beogradit, që ka marrë për dore disa shtete të ish-Jugosllavisë dhe Shqipërinë në një bashkësi të re, të udhëhequr nga Serbia.

Qeveria shqiptare dhe mediat shqiptare nuk kanë folur kurrë për trafiqet e drogës dhe të armëve, që bën shteti serb dhe mafia serbe. Dikush në Beograd dhe në Tiranë ka qenë i interesuar që të paraqitej Serbia si shtet i virgjër, që krijon kontrast me imazhin negativ dhe kriminal të Kosovës, imazh që e ka ngritur Serbia gjatë 20 viteve, me aparatin e saj kolosal ndërkombëtar propagandistik dhe diplomatik.

Ndaj skandalet e drogës dhe të trafikut të armëve, ku është përzierë qeveria dhe shteti serb, paraqesin interes sidomos tani që Serbia ka dalë me projektin e bllokut ballkaniko-perëndimor, dhe opinioni shqiptar duhet ta dijë se kush dhe përse do të na çojë në “tokën e premtuar” serbe.

Madje, që idiotizmi zyrtar i Shqipërisë të thyejë një rekord, Tirana zyrtare ka shpikur gjetjen e re se tani Shqipëria dhe Kosova do të bashkohen në projektin e Serbisë, dhe jo më në  BE, siç ka qenë reklamuar deri tani.

Trafiqet e drogës dhe të kontrabandës së armëve përbëjnë një nga profilet kryesore të portretit të sotëm të Serbisë. Serbia e drogës dhe e trafiqeve shpiku projektin e bllokut të ri apo të aleancës së re ballkaniko-perëndimore, të cilën vetë presidenti Vuçiç me të drejtën e autorit e ka përkufizuar si “Jugosllavia e re, plus Shqipërinë”.

Mjerimi i tellallëve të vegjël shqiptarë të projektit serb është se bëjnë sikur nuk e shohin që mbreti serb është lakuriq në ambiciet e tij hegjemoniste ballkanike. Është vërtet e dhimbshme kur dëgjon se si Tirana zyrtare i bën reklamë projektit serb më shumë se Beogradi zyrtar. Nuk është hera e parë që drejtuesit e Shqipërisë bëjnë rolin e rajait, që përulet para kësulës së agait.

Skandalet e drogës dhe të kontrabandës së armëve, ku është përfshirë qeveria serbe, janë këmbanë e re për të zgjuar shqetësimet në BE dhe në NATO lidhur me rolin negativ dhe destabilizues të Serbisë në rajon dhe efektet negative të projekteve antieuropiane të të ashtuquajturës “zonë e përbashkët ekonomike e Ballkanit Perëndimor”.

Serbia me plantacionet më të mëdha të drogës në Europë, të financuara nga qeveria, dhe me kontrabandën shtetërore të armëve për organizatat terroriste, duhet të bëhet çështje dite për diplomacinë europiane dhe atlantike.

BE dhe NATO nuk duhet të harrojnë se Serbia pat furnizuar me raketa dhe me këshilltarë ushtarakë regjimin e Sadam Hyseinit në Irak. BE dhe NATO nuk duhet të harrojnë se Serbia pat dërguar armë dhe qindra mercenarë për të mbrojtur regjimin e kolonel Ghadafit në Libi. BE dhe NATO nuk duhet të harrojnë se Serbia ka dërguar armë dhe qindra mercenarë në mbrojtje të regjimit të Asadit në Siri. BE dhe NATO nuk duhet të harrojnë se Serbia ka dërguar armë dhe dhjetëra mercenarë, që luftojnë në mbështetje të forcave separatiste proruse në Ukrainën Lindore.

BE dhe NATO nuk duhet të harrojnë se armët serbe po shkojnë në duart e ISIS-it, Al-Kaedës dhe organizatave të tjera terroriste në Libi, Jemen, Siri, Irak, etj. BE dhe NATO nuk duhet të harrojnë se Serbia është shteti, që mori pjesë në përpjekjet për grusht shteti në Mal të Zi në tetor 2016 dhe në Maqedoninë e Veriut në prill 2017.

Kjo është “toka e premtuar” serbe, për të cilën Tirana zyrtare po u bie daulleve se drejt saj do ta shpjerë dhe do ta bëjë popullin shqiptar të lumtur. Është kënga e sirenave të tredhura shqiptare…

 

****

Botuar në Dita. Rubrikën e z.Murati mund ta ndiqni çdo javë në versionin print dhe online të gazetës. Ndalohet ribotimi i plotë ose i pjesshëm pa lejen me shkrim të redaksisë

Share This Article
18 Comments
  • Sipas Sh. Muratit c’duhet te beje nje shtet qe te mbijetoje kur i mbyllet dyert e Europes? Saliu me firmen Shqiponja furnizoi ushtrine e Milloshevic me karburant per te vrare vellezerit tane kosovare! Njerezit duan rrogat qe te jetojne! Saliu fuste Fazlic ne mbledhjet e sigurise kombetare! Shqiptare edukohuni dhe mos beni sikur flini me mulligjiun per inat te Rames!

    • C’jane keto komente te dites se dumit (marrjes fund te botes)! Pse Shqiperia pak arme ka shitur ne Afganistan dhe gjetke ne kohen e Berishes, ore Shabani! Po cfare jane keto ore!? Perse nuk shikoni qe jemi ne shekullin e 21-te dhe duhet te ecim perpara! Si do te shkojme ne Europe? Duke mbyllur dyert? Shabani, je nje diplomat i kohes se qepees. Me vjen keq, por nuk je per kete pune. Je i ndikuar nga diplomacia enveriste qe e mbylli Shqiperine per 50 vjet.

        • Po ti putana e dobicit te Vicidolit nuk le rast pa hedhur bajga nga goja ne mbeshtetje te Sali Pashe Toptanit. Edepsez!

          • Cne ti qe e shan Sali Esat Pashe Toptanin?
            Nuk ju ka shtruar Vucici ne nje sofer?
            As Bashkim Ulaj?
            Shiko cfare po mbllacit se te del si bajge e Berishes para se te jete mut i Ramutit.

  • Ku do gjente Serbia nje kryeminister shqiptar me te bindur per planin Nova Jugoslavija ose ndryshe Minishengeni ballkanik? Paska patur te drejte qe e quan Rilindje pushtetin e tij. Rilindje prap te epokes fill pas lufte kur Shqiperia ishte lidhur fort pas qerres jugosllave.

  • Zotio Shaban Murati qe si gjithmone keshillon te tjeret dhe sidomos miqte e tij, pa ja kerkuar ata, pa ju marre leje, edhe kur ata nuk kane nevoje per keshillat e tij.
    Artikulli i mesiperm eshte teresisht spekulativ. Me terma qe nuk i kishim ndigjuar kurre me pare dhe qe Serbia na qenka “toka e premtuar” per shqipetaret.
    Qeveria jone inekzistente dhe kryeministri yne sharlatan, i pa afte e mashtrues, kane plot drejtime ku jo vetem mund te kritikohen, por ata duhet te ishin larguar me kohe dhe nje qeveri tjeter e dale nga socialistet do te ishte mundesia me e mire per momentin.
    Por qe te spekulohet ne menyre kaq te shemtuar nga nje diplomat karriere me projektin e te ashtuquajturit “Schengeni Ballkanik”, ky eshte nje minus edhe per gazeten tone DITA.
    Levizja e lire e njerezve eshte nje aspirate e njerezve dhe nese do ti referohemi Kartes Universale te te Drejtave te Njeriut, kjo eshte edhe nje e drejte e patjetersueshme e njerezimit, pavaresisht kushteve dhe mundesive konkrete te vendeve e kombeve. Ne Nenin 25 te Kartes se te Drejtave te Njeriut te Bashkimit Evropian, thuhet se cdo individ ka te drejte te levize i lire, madje te punesohet dhe te rezidentoje brenda kufijve te Bashkimit Evropian.
    Levizja e lire e njerezve, mjeteve, kapitaleve, ideve, mallrave vetem se lehteson jeten e komuniteteve dhe e ben ate me praktike, me rezultative dhe me shpenzime me te vogla.
    Neve zoti Murati nuk kemi perse te perjashtojme veten nga mundesite demokratike qe i ofrohen vendit tone dhe te cilat perkrahen edhe nga fuqite e medha partnere te Shqiperise si BE dhe USA.
    Termi Jugosllavi qe ju permendni, ka rene qe ne kohen kur Sllovenia dhe Kroacia u bene pjese e BE. Shqiperia dhe Maqedonia jane vende antare te NATO-s, nje aleance tjeter qe eshte sa ushtarake aq edhe politike e teritoriale. Nga se do te kemi frike? Do te kemi frike qe shqipetaret te kalojne neper Serbi? Apo qe serbet te kalojne e te pushojne ne Shqiperi?
    Zoti Murati ne disa shkrime ne menyre te paargumentuar e sulmon ashper mundesine e nje marreveshje midis vendeve te Ballkanit per levizjen e lire, duke na e shitur kete si nje ferr Serb, si nje vajtje tek Serbi, si nje tradheti te madhe e te padegjuar, etj.
    Por ai mesa duket harron nje gje shume te thjeshte, qe serbet dhe greket dy popuj dhe vende te cilat na kane vrare e coptuar ne menyre te vazhdueshme dhe me shume kemi luftuar me ta, i kemi pasur dhe do ti kemi komshinj dhe vende kufitare gjithe jeten. Do te vazhdojme te vritemi me ta? Apo do te ndertojme ura komunikimi ne interes te popujve tane dhe pa prekur e cenuar as territoret e as ato elemente te cilat secili ne pjesen e vet i kane prone te tyret.
    Pse ti zoti Shaban nuk thua as edhe nje fjale per shovinistet greke te cilet edhe sot e kesaj dite kerkojne territoret shqipetare ne te ashtuquajturin Vorio-Epir? Nese do te merreshim me shovinistet greke sot ne duhet te ishim me automatike ne dore perballe njeri tjetrit. Po keshtu edhe me shovinistet serbe duhet te ishim ne llogore ne Serbine Jugore dhe ne Mitrovice.
    Nje diplomati karriere i shkon per shtat ulja e tensioneve, ftohja e kokave te nxehta, bashkepunimi dhe modernizimi i marredhenieve.
    Kemi frike se mos Serbia na shet produktet serbe dhe na bllokon prodhimin vendas?
    Ne nuk jemi hapur sot per tregeti me Serbine. Ky treg ka qene i hapur prej shume vitesh dhe ne tregun shqipetar nuk mbizoterojne mallrat serbe, por mallra me origjine nga BE, nese flasim per tregun ushqimor. Mallra te tjera industriale etj, Serbia nuk ka se cfare te ofroje. Shqiptaret jane ne biznes para slloveneve, kroateve, serbeve, boshnjakeve, maqedonasve sepse dolen ne tregun e lire para ketyre vendeve dhe edhe nse bene tregeti me keto vende, bene tregeti me ndermarrjet e tyre shteterore me pas te privatizuara. Shqiptaret jane biznesmene me te zot, me trima ne biznes se koleget e tyre te rajonit. Por edhe ne keto raste ne marredheniet dypaleshe e shumepalshe dhe bazuar edhe ne marreveshjet e tregetise se lire, ne qarkullimin e mallrave dhe tregetine midis vendeve ka rregulla te qarte te cilat nuk mund te lejojne qe nje vend, pra Serbia te fitoje e te marre gjithshka, dhe te tjeret te rrijne e te bejne sehir me gishtin ne goje. Nuk e di nga i gjen Murati keto?
    Sa per faktin qe ne Serbi ka korrupsion, droge dhe trafik armesh, po ka, kjo eshte e vertete. Sic ka ne Shqiperi, ne Greqi, ne Maqedoni, Bosnje e Mal te zi.
    Murati harron qe marreveshjet nuk behen me individet. Pra nuk behen as me Ramen, as me Vucicin, as me Zajevin etj.
    Marreveshjet ne rradhe te pare behen ne parim. Ato jane dypaleshe dhe shumepaleshe, rajonale apo me gjere, gjithshka ne baze te interesave te perbashketa te vendeve te perfshira ne marreveshje.
    Nese do te respektohen dhe do te lidhen marreveshje te drejta, te barabarta, dhe me detyrime e fitim reciprok, skemi aspak pse te kemi fobi nga levizja e lire.
    Per mendimin tim hapi i pare duhet te jete levizja e lire ne hapsiren ballkanike, pa kaluar ne marreveshje ekonomike dhe doganore, ato mund te mbeten sikurse jane deri sa edhe ky bllok te jete pjese e BE.
    Vete levizja e lire perfshin nje sere nenmarreveshjesh te tjera te rendesishme, qe kane te bejne me sigurine, trafikun, etj dhe per te cilat ekspertet tane kane nje eksperience te mjaftueshme.

    • O Preza!
      Kete levizjen e lire keta ish jugosllavet e futen ne Shqiperi edhe ne 1946 nepermjet Koci Xoxes,duke hapur doganat,barazuar lekun e forte me dinarin e tyre te dobet gje qe beri te zbrazej tregu shqiptar nga te gjitha mallrat ushqimore!
      Ne se ky Minishengeni paska qene kaq i mire,atehere pse nuk u be transparent cdo gje e tij ne popull?
      Pse nuk u prezantua ndonje material ku te njiheshin te gjiuthe me perfitimet qe do kishte shteti yne dhe qytetaret?
      Pse nuk u bashkuan te gjitha shtetet e Ballkanit,por vetem 3?
      Kur u be kjo Serbia kaq paqesore kur nuk e njeh akoma Kosoven si shtet te pavarur?
      Cfare paska ndryshuar ne Serbi,kur deri sot ka urrejtje te pakufishme ndaj shqiptaret si komb?
      E gjitha kjo eshte nje manover djallezore qe Kosova te heqe indirekt taksen ndaj mallrave serbe!
      Dhe kjo djallezi vihet re akoma me qarte,kur nga taksa per mallrat serbe nuk perfitoi aspak Shqiperia,por Maqedonia!
      Rama nuk ndermori asnje hap per te korigjuar difektet e tregetise midis Shqiperise e Kosoves pas vendosjes se takses dhe kjo ishte nje mbeshtetje e hapur e tij per Serbine!
      Rama u tregua antishqiptar dhe kete e tregoi duke hedhur ne gjyq kryeministrin e Kosoves!
      Z.Shaban Murati e shtron shume drejt problemin duke i cjerre masken Rames lidhur me minishengenin antishqiptar!

      • Dentisti

        Flm qe mu drejtove. Por perseri edhe ju bini ne gabimet izolacioniste dhe ne fobine e termave te kaluara qe nuk jane aspak koherente dhe nuk kane asnje ngjashmeri me situaten gjeopolitike sot.
        Permendja e nje sere ceahtjeve dhe hedhja nga njera tek tjetra ne menyre poouliste nuk jep nje arsye te mjaftueshme per te refuzuar ngjarje qe do te ndodhin ne te ardhmen e afert. Koha ne kete rast kthehet ne aktor paresor. Pra se sa shpejt ecen drejt nje objektivi dhe se sa shpejt e arrin ate.
        Shperthimi primitiv i lidereve te Shqiperise dhe Kosoves eshte pasqyre e qarte e statusit, nivelit dhe intelektit te nje pooulli te tere, te cilin nuk e izoloi vetem Enveri, por e denoi historia bazuar teresisht edhe ne sjelljen e tij.
        Parimi eshte ai te cilit une i referohem.
        Nuk na e kane fajin as droga e as trafiqet e Serbise per gjendjen tone te mjerueshme ketu brenda, gjendje qe na detyron te na erresohen syte nga dyshimi kur shikojme pak perpara.
        Dhe mesa duket statusi dhe steka po ulet jo vetem ne qeverisje por edhe ne garen e shfrenuar drejt analfabetizmit.
        Ramen dhe klasen e shfytyruar dhe te kriminalizuar te politikes shqipetare nuk e luftojme dot me mospranim dhe mbyllje ne vetvete.

        • Preza!
          Rama paska rene dakort me Vucicin dhe Zaevin per te krijuar Minishengenin Ballkanik!
          Ne se duhej krijuar kjo krijese e mbeshtetur nga SHBA dhe BE pse nuk u shpallen kriteret e krijimit te tij ne nje takim nder qeveritar i te 6 shteteve duke u derguar me pare materialin ku te rreshtoheshin te gjitha qe nga qellimi,nevojat,interesat dhe perfitimet qe do kishte cdo shtet nga kjo krijese?
          Krijimi i nje organizmi nder ballkanik me pasoja afat gjata per vendin nuk eshte e drejte dhe detyre e nje qeverie,por e te gjitha forcave politike ne vend,bile te miratuar edhe me referendum popullor!
          Sa i perket Shqiperise ne radhe te pare duhej biseduar me qeverine e Kosoves,bile t’i kerkohej Vucicit,qe kjo nisme te startonte pas krijimit te qeverise se re te Kosoves!
          Dhe ne kete drejtim nuk mund te gjykohej sakte qe Shqiperia t’i vleresonte interesat e saj pa llogaritur edhe njohjen e Kosoves nga Serbia!
          Por Rama jo vetem nuk bisedoi paraprakisht me kosovaret,por as me partite politike ketu,se per popullin as qe pyet ndonjehere!
          Rama u suall si diktator!
          Qe mos ta zgjat me tej,Rama beri nje gabim historik te pa falshem dhe ne maredheniet me Kosoven u tregua antishqiptar!
          Se po te ishte ndryshe,pas vendosjes se takses ndaj mallrave serbe,duhej te perfitonte Shqiperia e jo Maqedonia sic ndodhi ne fakt duke i bere karshillek idiot kosovareve!
          As Osman Gazepi nuk do ta kishte bere kete gabim te rende!

  • Jane rilindjotet e Rames! Qesharake deri ne ekstrem behen keta budallenj qe akoma permendin mikun Damir Fazllic te Saliut por harrojne se Rama kryeministri i tyre firmes se Fazllicit i dha tenderin e interkonjeksionit energjise. Or budallenj te mjere, shikoni si po i lepin bythen Edi Rama atij Vucicit president te Serbise duke u be qolja e tij. Shikojeni, shikojeni kete foton plasini syte!

  • Shabe ja ke fut kot. Serbia eshte nje shkalle me poshte se ne. Ketu te ne hashashin dhe armet i kishite hipotekuar doktori me familjen e partine, atje babai i nje ministri. Do kishe te drejte po tja kishte lene KM keto detyra babit te ndonje ministri.

  • Informacion interesant,ashtu si edhe stili magnetizues qe te mban pa fryme deri ne fund.Rrespekt,dhe sa me shume informacione te tilla per miqt e bandes se”rilindjes”,miqt e droges.

  • Zoti Murati,
    Keqardhje per keqperdorimin tuaj nga nacionalistet eksremiste. Shqiperia, Kosova duhet te hapen! Mjaft me Izolimin!
    Timi

  • Shkrimi i Shaban Muratit eshte per shqiptaret qe kane mend dhe jo per Rilinasit e Edi Rames, si puna e ketij Prezes, dhe pd-istet e Saliut. Faktet qe jep Shaban Murati nuk eshte se nuk dihen, ato jane ekspozuar edhe ne shume media te Evropes, por injorantet dhe bythelepiresit e Rames pse jane te tille, pranda e fyejne Shabanin.

    • sotir

      Me nje te rene te lapsit me dergove tek grupi i shqipetareve qe nuk kane mend, tek grupi i injoranteve dhe bythlepiresve te Rames.
      Mesa duket nuk e ke lexuar se cfare kam thene une ne komentin tim.
      Po ta kujtoj: ” Qeveria jone inekzistente dhe kryeministri yne sharlatan, i pa afte e mashtrues, kane plot drejtime ku jo vetem mund te kritikohen, por ata duhet te ishin larguar me kohe dhe nje qeveri tjeter e dale nga socialistet do te ishte mundesia me e mire per momentin.”
      Po te kishe lexuar kete fraze do te me kishe hequr automatikisht nga grupimi i ashtuquajtur Rilindje, do te me kishe perjashtuar nga simpatizantet e Rames ( lexohet dukshem ), dhe si PD-ist i Saliut.
      Patriotizmi yt dhe i Muratit, si burra me mend, e sheh kete debat, ne ate menyre qe ai e ka parashtruar. Eshte e drejta juaj te mbani ate qendrim. Vetem se patriotizmi si ndergjegjesim per detyrat morale dhe obligimet qe kemi ndaj vendit tone, nuk eshte nje njesi qe shkencerisht matet. Ne kete kuptim, sotir, nuk e vleresoj dot nese ti dhe Murati jeni me patriote se une. Kjo gjykuar nga shkrimi dhe komentet tona. Por ti me zgjuarsine qe te karakterizon e tjekalon shkencen dhe i klasifikon bashkatdhetaret e tu, sipas grupimeve te mesiperme pa u thelluar aspak, dhe pa dyshuar asnjehere tek mundesia jote per te kuptuar sende dhe ngjarje qe duan nje njohje te nivelit mesatar.
      Ne qe nuk presim te na mesoje Murati dhe te mencurit e emocionalet e tjere si puna jote, debatojme se debati ka edhe kundershtime, por pa fyer njeri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *